✍️ Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh
📙 Burimi: Iktidau Siratil-Mustekim li Mukhalefeti As’habil-Xhehim, vëll. 1, fq. 83
Po ju tregoj disa gjëra të Ehlul-Kitab-it (Jehudëve dhe të Krishterëve) dhe popujve të huaj (jo-Arabëve), gjëra me të cilat është sprovuar ky Ummet, në mënyrë që Muslimani që ka fe të pastër (Hanif), t’i shmanget devijimit nga rruga e drejtë për në rrugën e atyre që fituan zemërimin e Allahut (magdubi alejhim - Jehudët) apo atyre të devijuarve (daal-lin - të Krishterët).
Allahu, i Pastri nga çdo mangësi, thotë:
وَدَّ كَثِيرٌ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَوْ يَرُدُّونَكُمْ مِنْ بَعْدِ إِيمَانِكُمْ كُفَّارًا حَسَدًا مِنْ عِنْدِ أَنْفُسِهِمْ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ الْحَقُّ
“Shumë prej Ehlul-Kitab-it duan që t’ju kthejnë juve në pabesimtarë, pasi që ju keni besuar (në Allahun), për shkak të xhelozisë që kanë në veten e tyre, pasi që atyre u është bërë e qartë e vërteta. Pra, mos ua vini veshin dhe lëreni ata, derisa Allahu të vijë me urdhrin e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” El-Bekare, 109
Kështu, Allahu i poshtëroi Jehudët dhe të Krishterët për smirën që kishin kundrejt besimtarëve Muslimanë për udhëzimin dhe dijen (që Allahu u dha besimtarëve).
Disa që i atribuohen diturisë (dijetarët) si dhe të tjerët përveç këtyre, mund të sprovohen me njëfarë lloj smire për atë që Allahu e ka udhëzuar me dije të dobishme dhe vepra të mira. Ai që e ka këtë (lloj smire) është një krijesë e poshtëruar në mënyrë absolute. Në këtë rast, ai ka një pjesë të moralit të atyre që fituan zemërimin e Allahut.
Allahu, i Pastri nga çdo e metë, ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ مَنْ كَانَ مُخْتَالًا فَخُورًا - الَّذِينَ يَبْخَلُونَ وَيَأْمُرُونَ النَّاسَ بِالْبُخْلِ وَيَكْتُمُونَ مَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ
“Në të vërtetë, Allahu nuk e do atë që është mendjemadh e mburravec. Ata që janë koprracë, dhe i urdhërojnë të tjerët që të jenë koprracë, dhe e fshehin atë që ua ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij. Ne kemi përgatitur për pabesimtarët ndëshkim poshtërues.” En-Nisa, 36-37
Pra, i cilësoi ata me koprraci, e që është koprracia në dije dhe koprracia në pasuri. Edhe pse konteksti (i ajetit) tregon se koprracia në dije është qëllimi më kryesor. Po ashtu, i cilësoi ata me fshehje të diturisë në një ajet tjetër përveç këtij. Siç është Fjala e Tij, të Lartësuarit:
وَإِذْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُ
“Kujtoje (o Muhamed) kohën kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai.” Ali-Imran, 187
Dhe Fjala e Tij:
إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَـئِكَ يَلْعَنُهُمُ اللَّـهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ ﴿١٥٩﴾ إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا وَأَصْلَحُوا وَبَيَّنُوا فَأُولَـئِكَ أَتُوبُ عَلَيْهِمْ وَأَنَا التَّوَّابُ الرَّحِيمُ
“Me të vërtetë, ata që fshehin argumentet e qarta dhe udhëzimin që Ne e kemi zbritur pasi që i kemi bërë të qarta për njerëzit në Libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (melaike e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë. Mirëpo atyre që pendohen (nga kufri), përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam që ua pranoj shumë pendimet dhe jam Mëshiruesi.” El-Bekare, 159-160
Dhe Fjala e Tij:
إنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلَ اللَّـهُ مِنَ الْكِتَابِ وَيَشْتَرُونَ بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَـئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ إِلَّا النَّارَ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّـهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
“Pa dyshim, ata që fshehin atë çfarë ka zbritur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në Ditën e Kijametit, Allahu nuk do t’u flasë atyre, nuk do t’i pastrojë (nga gjunahet) dhe do t’u japë dënim të dhembshëm.” El-Bekare, 174
Dhe i Lartësuari ka thënë:
وَإِذَا لَقُوا الَّذِينَ آمَنُوا قَالُوا آمَنَّا وَإِذَا خَلَا بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ قَالُوا أَتُحَدِّثُونَهُمْ بِمَا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْكُمْ لِيُحَاجُّوكُمْ بِهِ عِنْدَ رَبِّكُمْ أَفَلَا تَعْقِلُونَ
“Dhe kur (Jehudët) takohen me ata që besojnë (Muslimanët), thonë: “Ne besojmë,” ndërsa kur takohen me njëri-tjetrin në fshehtësi, thonë: “A do t’u tregoni ju (Jehudë) atyre (Muslimanëve) atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur atë si argument kundër jush (Jehudëve) te Zoti juaj? (O Jehudë) A nuk po mendoni?” el-Bekare, 76
Kështu që, cilësimi i tyre (Jehudëve) si njerëz që fituan zemërimin e Allahut (magdubi alejhim) është sepse ata e fshihnin dijen. Ndonjëherë për shkak të koprracisë, ndonjëherë në këmbim të shfaqjes së dijes kërkonin diçka prej (të mirave) dunjasë, ndonjëherë nuk e shfaqnin atë nga frika se mos përdoret si argument kundër tyre.
Me këtë (fshehjen e dijes) mund të sprovohen grupe njerëzish (nga Muslimanët) të cilët i atribuohen diturisë. Ata ndonjëherë e fshehin diturinë për shkak të koprracisë që kanë për të dhe nuk preferojnë që t’ua përcjellin të tjerëve këtë mirësi, ashtu siç të tjerët ua përcollën atyre. Ndonjëherë, në këmbim të kësaj, kërkojnë udhëheqje ose pasuri, kështu kanë frikë që ta shfaqin dijen sepse u cënohet udhëheqja apo u pakësohet pasuria. Ndonjëherë, ndodh që ta kundërshtojnë tjetrin për një çështje, apo t’i përkatësohet një grupi i cili ka rënë në mospajtim për një çështje, kështu që fsheh diçka prej dijes në të cilën ka argument që është në favor të kundërshtarit të tij, edhe pse nuk është siguruar se kundërshtari i tij është i humbur.
Për këtë arsye, Abdu-Rrahman ibën Mehdij dhe të tjerët, kanë thënë:
أَهْلَ الْعِلْمِ يَكْتُبُونَ مَا لَهُمْ وَمَا عَلَيْهِمْ ، وَأَهْلَ الْأَهْوَاءِ لَا يَكْتُبُونَ إِلَّا مَا لَهُمْ
“Njerëzit e dijes shkruajnë atë që është në favor të tyre dhe atë që është kundër tyre, ndërsa njerëzit e bidateve shkruajnë vetëm atë që është në favor të tyre.”
Përktheu: Jeton Shasivari