Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

 

Allahu, Subhanehu ue Te’ala, posedon cilësinë e Lartësimit për Veten e Tij mbi çdo gjë (el-‘Uluu) dhe Ai është sipër të gjitha krijesave, i Ngritur lart mbi Arshin e Tij. Ngritja (el-Istiuaa) mbi Arsh është Cilësi Veprore, kurse lartësimi (el-‘Uluu) është Cilësi Vetore. Që do të thotë se Lartësimi i Allahut – Te’ala – sipër të gjitha krijesave është Cilësi Vetore, Allahu – Subhanehu ue Te’ala – vazhdon të jetë lart dhe do të vazhdojë përherë të jetë lart.

Dhe në kohën e Zbritjes së Tij, Subhanehu ue Te’ala, në qiellin e dynjasë, ashtu siç i takon Atij, kur ngelet një e treta e fundit e natës, në kohën e Zbritjes së Tij, Ai është i Lartësuar mbi çdo gjë; në kohën e Ardhjes së Tij Ditën e Gjykimit, për të gjykuar, Ai është i Lartësuar mbi çdo gjë. Që do të thotë se “el-Uluu” është Cilësi Vetore që nuk ndahet nga Vetja e Tij e Lartë. Ashtu sikurse Dëgjimi, Shikimi, Fuqia, Dëshira dhe të tjera, që janë nga Cilësitë e Tij Vetore, të cilat janë të pandashme nga Vetja e Tij e Lartë. Kurse “Istiuaja” është një vepër që e bëri Allahu pasi që krijoi qiejt dhe tokën dhe mes tyre kishte gjashtë ditë, Urtësia e Tij e kërkoi që ta veçojë Arshin me një vepër që quhet “el-Istiuaa – ngritje”, ashtu siç i takon Atij, me Urtësinë që Ai e di dhe ne nuk e dimë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari