Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: I’anetul-Mustefid bi Sherhi Kitabi Teuhid, vëll. 2, fq. 51

 

 

Lloji i dytë i frikës së qortuar është: që njeriu ta lë atë që e ka obliguar Allahu siç është thirrja për tek Allahu, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, nga frika se mos e dëmtojnë njerëzit, apo se mos e shqetësojnë apo se mos e ndëshkojnë. Kështu ai e lë urdhërimin për të mirë, ndalimin nga e keqja, thirrjen për tek Allahu dhe sqarimin e të vërtetës nga frika që ka nga njerëzit. Ky është shirk i vogël, i cili është haram.

 

Kanë ardhur në hadith se: “Ditën e Gjykimit, Allahu do ta marr në llogari robin (duke i thënë): “Pse nuk urdhërove për të mirë dhe nuk ndalove nga e keqja?” Robi do thotë: O Zot! Pata frikë nga njerëzit! Allahu do t’i thotë: “Unë jam më meritori që të ma kesh frikën.”

 

Me këtë kemi për qëllim: atë që ka mundësi të urdhërojë për të mirë dhe të ndalojë nga e keqja si dhe atë që ka mundësi të bëjë thirrje për tek Allahu. Ndërsa, ai që s’ka mundësi apo nuk ka aftësi, është i justifikuar.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari