Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

 

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. A lejohet të bësh shenjë me dorë kur përmenden hadithet e Cilësive të Allahut, siç është hadithi: “Zemrat janë midis dy Gishtave prej Gishtërinjve të Gjithëmëshirshmit...”?

 

Përgjigje: Jo! Ai hadith që nuk është transmetuar në këtë formë, nuk bëhet me shenjë kur e thua atë. Cilësitë e Allahut janë Teukifijeh (përcillen ashtu siç kanë ardhur në Kuran dhe Sunnet, duke mos shtuar dhe mos pakësuar ndonjë gjë, si dhe duke mos e përdorur logjikën në to). Nuk lejohet të shtosh diçka nga vetja jote e të thuash se kjo është sqarim. Jo! Ti i përcjell ato ashtu siç kanë ardhur. Por hadithi për të cilin i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – bëri me shenjë kur tha: “Ai dëgjon çdo gjë dhe shikon çdo gjë,” duke bërë me shenjë te sytë e tij (dhe veshët e tij), për këtë hadith mund të bësh me shenjë ngaqë është specifike për këtë hadith. Këtë hadith e përcjell ashtu siç është transmetuar. Por që të shtosh diçka nga vetja jote, jo!

 

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari