Bismilah...

Autor: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër

Burimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 32

 

Emri:el-Mukiitu” (الْمُقِيتُ) [Ai që mbikëqyr, ruan dhe furnizon vazhdimisht krijesat e Tij]

 

Emri “el-Mukiitu” ka ardhur vetëm në një vend në Kur`an, që është Fjala e Allahut:

مَّن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةً حَسَنَةٗ يَكُن لَّهُۥ نَصِيبٞ مِّنۡهَاۖ وَمَن يَشۡفَعۡ شَفَٰعَةٗ سَيِّئَةٗ يَكُن لَّهُۥ كِفۡلٞ مِّنۡهَاۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ مُّقِيتٗا

“Kush ndërmjetëson për mirë, do të ketë pjesë nga mirësia, e kush ndërmjetëson për keq, do të mbajë edhe ai një pjesë nga barra e saj. E me të vërtetë që Allahu është Mukiit për çdo gjë.” [en-Nisa, 85]

Ka thënë Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë: Për sa i përket Fjalës së Allahut: “Allahu është Mukiit për çdo gjë.” Ka thënë Ibën Abbasi dhe Attau dhe Katadeh dhe Matar el-Uerrak: “mukiitan” do të thotë “Hafiidhan” (Ruajtës). Kurse Muxhahidi ka thënë: “shehiidan” domethënë Dëshmues. Kurse në tjetër transmetim nga ai: “hasiiban” domethënë Ai që të merr në llogari. Kurse Se’id Ibën Xhubejr dhe Suddij dhe Ibën Zejdi ka thënë: Domethënë “kadiiran”, i Plotfuqishëm. Tha pastaj AbdUllah Ibën Kethiri: “el-Mukiitu” është “el-Uaasibu” i Përhershmi. Ndërsa Dahaku tha: “el-Mukiitu” është “er-Razzaaku” Furnizuesi i gjithçkaje.

Dhe nuk është e ndaluar që ky emër t’i përmbajë të gjitha këto domethënie, në mënyrë që të jetë kuptimi i tij: Ai i cili i përfshin me dijen e Tij robërit e Tij, gjendjet e tyre, nevojat e tyre; Ai që i përfshin ata me fuqinë e Tij, sepse Ai është i Plotfuqishëm që të bëjë çdo gjë; Ai që garanton ruajtjen, furnizimin dhe ndihmesën për ta; Ai i Cili  furnizon trupat e tyre me ushqime dhe furnizime, si dhe i furnizon zemrat e robërve që do Ai me dituri dhe iman.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri