Autor: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-Bedër
Burimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 43
Emri:
el-Hamiid (الْحَمِيدُ) [Merituesi i të gjitha lavdeve dhe falenderimeve]
Është përsëritur përmendja e këtij emri në Kur'anin Fisnik shtatëmbëdhjetë herë. Thotë Allahu i Lartësuar:
۞يَٰأَيُّهَا ٱلنَّاسُ أَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَٱللَّهُ هُوَ ٱلۡغَنِيُّ ٱلۡحَمِيدُ١٥
“O ju njerëz, ju jeni varfanjakë e nevojtarë për Allahun ndërsa Allahu është i Pasuri i Lavdishmi.” [Fatir, 15]
Thotë gjithashtu i Lartësuari:
وَهُدُوٓاْ إِلَى ٱلطَّيِّبِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ وَهُدُوٓاْ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡحَمِيدِ٢٤
“Ata u udhëzuan te Fjala e Mirë dhe drejtohuni për tek rruga e të Lavdishmit.” [el-Haxh, 24]
Kuptimi i emrit “el-Hamiidu” është: Ai të cilit i përket e gjithë lavdia, i Lavdëruari në qënien e Tij në emrat e Tij dhe cilësitë e Tij. Atij i përkasin emrat më të bukur dhe cilësitë më të përkryera. Hamdi është cilësia më e gjerë dhe lavdërimi më i lartë e më madhështor, ngase të gjithë Emrat e Allahut të Lartësuar janë lavdi, cilësitë e Tij janë lavdi, veprat e Tij janë lavdi, gjykimet e tij janë lavdi, drejtësia e Tij është lavdi, hakmarrja e Tij mbi armiqtë e Tij është lavdi, begatia dhe mirësia e Tij për ata që i do Ai është lavdi.
Krijimi dhe urdhërimi bëhen vetëm se me lavdinë e Tij. Krijesat erdhën në ekzistencë dhe u shfaqën vetëm se me lavdinë e Tij. Qëllimi i Tij me krijesat ishte për të vërtetuar lavdinë e Tij. Pra, lavdia e Allahut të Pastër nga çdo mangësi, ishte shkaku i krijimit të krijesave, qëllimi i tyre dhe shfaqjen e tyre.
Lavdia e Tij është shpirti i çdo gjëje dhe çdo gjë mbahet me lavdinë e Tij. Lavdia e Tij shfaqet te çdo gjë që ekziston dhe shenjat e saj të dukshme dëshmohen nga mendjet dhe shikimet.
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë –: “Hamdi është dy llojesh: Hamdi për mirësinë që u jep Ai robërve të Tij, e ky është prej falenderimit. Si dhe hamdi që i takon Atij për Veten e tij ngaqë ka cilësi të përkryera. Dhe ky lloj hamdi nuk i takon askujt tjetër vetëmse Atij që ka cilësitë e përkryera.”
Allahu i Lartësuar e ka filluar Librin e Tij me hamd, i ka filluar disa sure të Kur'anit me Hamd, e filloi krijimin e krijesave me hamd dhe e mbylli ciklin e tyre me hamd. Atij i takon hamdi në fillim dhe në mbarim, Atij i përket falenderimi haptazi dhe fshehtazi, dhe ai është i Lavdëruari, i Lavdishmi.
Përktheu: Abdullah Beqiri