Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Razzak el-Bedër

Burimi: Mukhtesar Fikh el-Esmaa el-Husnaa, fq. 59

 

Emrat:

El-Kefil (الْكَفِيلُ) – Kujdestari i të gjitha krijesave

El-Uekil (الْوَكِيلُ) – Kujdestari i mjaftueshëm për çdo gjë

Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿وَلَا تَنقُضُواْ ٱلۡأَيۡمَٰنَ بَعۡدَ تَوۡكِيدِهَا وَقَدۡ جَعَلۡتُمُ ٱللَّهَ عَلَيۡكُمۡ كَفِيلًاۚ

...dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, ngaqë ju e keni bërë Allahun Kujdestarin tuaj.” En-Nahl, 91

Po ashtu, Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿ فَزَادَهُمۡ إِيمَٰنٗا وَقَالُواْ حَسۡبُنَا ٱللَّهُ وَنِعۡمَ ٱلۡوَكِيلُ

...dhe kjo ua shtoi atyre besimin dhe ata thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është Kujdestari më i mirë!” Al-Imran, 173

Emri “el-Kefil” do të thotë: Ai që përkujdeset për çështjet e të gjitha krijesave, Kujdestari i tyre i Cili i ushqen dhe i furnizon të gjitha krijesat. Duke u bazuar te kjo, ai i cili është i sinqertë me Allahun në lidhje me këtë emër dhe është i kënaqur që Allahu të jetë Ai që përkujdeset për të, atëherë Allahu do ta ndihmojë që t’i përmbush nevojat e tij dhe do t’ia lehtësojë çështjet andej nga nuk e pret.

Emri “el-Uekil” do të thotë: Kujdestari i mjaftueshëm.

Kjo përkujdesje është dy llojesh: e përgjithshme dhe e veçantë.

 

Përkudesja e përgjithshme

Për këtë është argument fjala e Tij:

﴿ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ

Ai është Kujdestari mbi çdo gjë.” El-Enam, 102

Dhe fjala tjetër e Tij:

﴿ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٌ

...e Allahu është Kujdestari i çdo gjëje.” Hud, 12

Që do të thotë: Kujdestari që i furnizon të gjitha krijesat dhe i ushqen ata; Ai që përkujdeset për sistemimin dhe kontrollimin e të gjitha çështjeve të gjërave që ekzistojnë.

 

Përkudjesja e veçantë

Argument për këtë është fjala e Tij:

﴿ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا

...dhe ti mbështetju Allahut. E Allahu është Kujestari më i mirë!” en-Nisa, 81

Si dhe fjala tjetër e Tij:

﴿ وَقَالُواْ حَسۡبُنَا ٱللَّهُ وَنِعۡمَ ٱلۡوَكِيلُ

...dhe ata thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është Kujdestari më i mirë!” Al-Imran, 173

Që do të thotë: Kujdestari më i mirë për atë që i drejtohet Atij dhe Mbrojtësi më i mirë i atij që mbështetet në Të. Kjo përkujdesje është e veçantë për robërit e Tij besimtarë që i mbështeten Atij dhe e marrin atë për Kujdestar.

Mbështjetja vetëm në Allahun, është baza e të gjitha gradave të fesë (Islami, Imani dhe Ihsani). Pozita që ka mbështetja në Allahun, është sikur pozita që ka trupi për kokën. Ashtu si koka që qëndron mbi trup, po kështu edhe imani dhe gradat e imanit dhe veprat e tij nuk qëndrojnë vetëm se mbi trungun e mbështetjes në Allahun.

 

Përktheu: Jeton Shasivari