Bismilah...

Autor: Komisioni i Përhershëm për Fetva

Burimi: Komisioni i Përhershëm për Fetva, vëll. 15, fq. 238, pyetja 2, nr. i fetvasë 18951

 

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka shikimi i ndeshjeve (të futbollit) që mbahen për garën e Kupës së Botës dhe të tjerave pos kësaj?

 

Përgjigje: Ndeshjet e futbollit që bëhen për parà apo çmime të ngjashme, janë haram. Për faktin se kjo është bixhoz (kumar), dhe nuk lejohet të marrësh nga ajo që është vënë për lojë, e që janë çmimet, përveç se për atë që e ka lejuar Sheriati. Prej tyre janë: gara me kuaj, deve dhe garat në gjuajtje. Duke u bazuar tek kjo, të prezantosh në këto ndeshje është haram dhe e njëjta gjë vlen edhe për shikimin e tyre (në TV) për atë që e di se ajo është çmim, sepse të prezantosh në këto ndeshje është aprovim për to.

Por, nëse ndeshja nuk bëhet për ndonjë çmim dhe nuk e largon njeriun nga ajo që Allahu e ka obliguar, siç është namazi e të tjera, dhe nuk përfshin ndonjë ndalesë të Sheriatit, siç është zbulimi i auretit (pjesëve të turpshme), përzierja e burrave me gratë, prania e veglave muzikore për argëtim, atëherë s’ka problem për këtë ndeshje dhe për shikimin e saj. 

Prej Allahut vjen suksesi.

Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij si dhe shokët e tij.

 

Anëtar: Bekër bin Abdullah Ebu Zejd

Anëtar: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Zëvendëskryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah Ali Shejkh

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari