Autor: Shejkh Rabij ibën Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.rabee.net/ar/questions.php?cat=50&id=425
Pyetje: Një person, Allahu e ka begatuar me qëndrueshmëri në fe, kurse ai merret me futboll dhe siç e dini ju, në futboll ka kundërshtime të Sheriatit?
Përgjigje: A bie ai në kundërshtime? Nëse hyn koha e namazit, nuk falet dhe vishet ashtu siç vishen Jehudët dhe të Krishterët ku luajnë futboll apo diçka të ngjashme me këtë? Ai e ka detyrë që ta lë këtë lojë. Po ashtu, fitimet nga kjo lojë mund të jenë të mëdha dhe në këmbim të kësaj ai paguhet për këtë, porse në këmbim të kësaj nuk gjendet diçka që u bën dobi Muslimanëve.
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ
“E kush ia ka frikën Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje atij dhe e furnizon atë andej nga nuk e pret.” Et-Talak, 2-3.
Nëse ai luan me ta për lekë, duhet ta lë atë dhe Allahu do ta furnizojë atë nga një anë tjetër.
Përktheu: Jeton Shasivari