Bismilah...

 

Autor: Hamud bin Abdullah et-Tuejxhrij (1413 h.)

Burimi: Mexhmu’u Muel-lefat et-Tuejxhrij, vëll. 2, fq. 608-609

 

Ibën ‘Alauij thotë: “Pejgamberi është i pranishëm me shpirtin e tij fisnik afër çdonjërit që e përmend atë në çdo vend.”

Kundërpërgjigjja për këtë fjalë:

Këto janë iluzionet dhe marrëzirat e injorantëve! Transmeton Abdullah ibën Mesudi, radijAllahu anhu, nga Pejgamberi se ka thënë:

إنّ للهِ ملائكةً سيّاحينَ في الأرضِ يُبلِّغوني عن أُمَّتي السَّلامَ

“Allahu ka melaike që bredhin në tokë dhe ata m’i përcjellin mua selamet që më dërgon Ummeti im.” Transmetojnë Imam Ahmedi, Nesaiju, Darimiu me zinxhire të sakta sipas kushtit të Muslimit. [1]

Po ashtu këtë hadith e ka transmetuar edhe Ibën Hibbani në Sahihun e tij. [2]

Ky hadith refuzon iluzionet e tij se Pejgamberi na qenka i pranishëm me shpirtin e tij fisnik afër çdonjërit që e përmend atë në çdo vend, sepse sikur të ishte çështja ashtu siç pandeh ky shtinjak që flet pa dituri, atëherë Pejgamberi do ta dëgjonte selamin e atyre që i çojnë selam nga vendet e largëta e të afërta dhe nuk do të kishte nevojë që melaiket t’ia përcjellin selamet atij.

Shejkh Sulejmani i biri i Abdullahut, i biri i Muhammed ibin Abdul-Uehhabit, Allahu i Lartësuar i mëshiroftë të gjithë, ka përcjellë në librin e tij “Shpjegimi i Teuhidit” nga libri “el-Fetaua el-Bezzazijjeh[3] duke marrë nga librat e Hanefive se autori i këtij libri ka thënë: “Dijetarët tanë kanë thënë: ‘Ai që thotë se shpirtrat e shehave janë pranë nesh dhe kanë informacione për ne, atëherë ai ka bërë kufër.’” Shejkh Sulejmani vazhdon dhe thotë: “Nëse me fjalën ‘dijetarët’ ka për qëllim dijetarët e sheriatit, atëherë ai po rrëfen ixhmanë për kufrin e atij që e beson një gjë të tillë. Por nëse ka për qëllim vetëm dijetarët e Hanefive, atëherë ai po përcjellë pajtimin e tyre për kufrin e atij që e beson një gjë të tillë.” [4]

Pasi që mësuam se çfarë përcolli autori i librit “el-Fetaua el-Bezzazijjeh” nga dijetarët, atëherë le të mësojmë se nuk ka dallim midis atij që pretendon se Pejgamberi është pranë nesh me shpirtin e tij fisnik dhe atij që thotë se shpirtrat e shehave janë pranë nesh dhe kanë informacione për ne.

Le të meditojë Ibën ‘Alauij rreth kësaj që ka përcjellë autori i librit “el-Fetaua el-Bezzazijjeh” nga dijetarët dhe le të kthehet në të vërtetën, sepse kthimi në të vërtetën është më i mirë se këmbëngulja në të pavërtetën.

_______________________

[1] E kanë nxjerrë Imam Ahmedi (1/441 – 4210), Nesaiju (1282), Darimiu (3/1826) dhe hadithin e ka saktësuar Albani.

[2] E ka nxjerrë Ibën Hibbani (914) dhe e ka saktësuar Albani.

[3] Shënim i përkthyesit: Burimi: El-Fetaua el-Bezzazijjeh (2/446). Ky ishte Imam Hafidhuddin Muhammed bin Shihab, i cili njihet si Ibën el-Bezzaz, el Kurdij, el-Hanefij. Ai vdiq në vitin 827 hixhrij. Ky libër i këtij autori përmbledh fetva të ndryshme të Hanefive  rreth namazit, shkurorëzimit, fjalëve që janë kufër, gjërave që janë mekruh, etj. Shiko për më shumë informacione në librin “Keshfu-Dhunun” (1/242).  

[4] Tejsirul-Azizil-Hamid, (fq. 190)

 

Përktheu: Jeton Shasivari