Bismilah...

Burimi: eth-Thenaul-‘Atir el-Bedi’ë min Ehlil-‘Ilm er-Rabbanijjin ‘ala Hamili-Liuai Xherhi ue T’adil esh-Shejkh Rabij, fq. 20

Emri dhe prejardhja e tij

Ai është Shejkhu, Kolosi (al-Alameh), Muhadithi, Rabij bin Hadij bin Muhamed ‘Umejr el-Medkhalij nga fisi i njohur i Medkhalijve në provincën e Xhezanit, në jug të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Fisi Medkhalij është njëri nga fiset e Beni Shebil, kurse Shebil-i është Ibën Jeshxheb bin Kahtani.

Lindja e tij

Lindi në fshatin Xheradijeh, i cili është një fshat i vogël në perëndim të qytetit Samita rreth tridhjetë kilometra dhe tani ky fshat është i ngjitur me Samitan. Ai u lind në fund të vitit 1351 Hixhri. Babai i tij vdiq afërsisht pas një viti e gjysëm pas lindjes së tij. Ai u edukua dhe u rrit nën kujdesin e nënës së tij – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë –, pra ajo ishte e cila u përkujdes për të dhe e edukoi atë në mënyrën më të mirë. Ajo i mësoi moralin e vyer siç është: sinqeriteti, besnikëria dhe nxitja për të kapurit vazhdimisht pas namazit bashkë me përkujdesjen e xhaxhait të tij.

Edukimi

Kur Shejkhu mbushi tetë vite, iu bashkëngjit një grupi nxënësish në fshat, ku e mësoi drejtshkrimin dhe leximin. Nga ata që e mësoi drejtshkrimin ishte Shejkh Shejban el-Urejshi, po ashtu gjykatësi Ahmed bin Muhamed Xhabir el-Medkhalij. Po ashtu mësoi edhe më një person të tretë që quhet Muhamed bin Husejn Mekkij nga qyteti Sabia. Ka lexuar Kuran tek Shejkh Muhamed bin Muhamed Xhabir el-Medkhalij, siç ka mësuar tek ai Teuhid dhe texhuid. Po ashtu, pas kësaj ka mësuar te një shkollë selefijeh në Samita.

Nga ata që mësoi në atë shkollë, janë: Shejkhu, dijetari, feikhu Nasir el-Khalufeh Tajash Mubarekij – Allahu e mëshiroftë –, një dijetar i mirënjohur nga nxënësit e mëdhenj të Shejkh Kar’auit – Allahu e mëshiroftë –, ka mësuar tek ai “Bulugul-Meram”, “Nuz’hetu-Nadhar,” të Hafidh ibën Haxherit – Allahu e mëshiroftë.

Pastaj iu bashkëngjit Mehad-it ‘Ilmij (Institutit të Diturisë) në Samita dhe ka mësuar aty nga disa dijetarë fisnikë, nga më të njohurit e tyre pa përjashtim është Shejkh Hafidh Bin Ahmed el-Hakemij, kolosi i njohur – Allahu e mëshiroftë. Dhe ka mësuar me vëllain e tij, Shejkhun e nderuar Muhamed bin Ahmed el-Hakemij. Po ashtu ka mësuar edhe me Shejkhun e njohur, kolosin, muhadithin Ahmed bin Jahja en-Nexhmi – Allahu e mëshiroftë. Gjithashtu ka mësuar në Akide me Shejkhun, Doktorin Muhamed Aman bin Alij el-Xhamij – Allahu e mëshiroftë.

Po ashtu në fikh ka mësuar me Shejkhun, fekihun, Muhamed Sagir el-Khamisi, librin “Zadul-Musteknië,” dhe me të tjerë që ka mësuar Shejkhu në gjuhë Arabe, letërsi, retorikë (belaga), ‘uruud (shkencë Arabe për thurjen e poezive). Pikërisht në fund të vitit 1380 Hixhrij, u diplomua nga Mehad-i ‘Ilmij në qytetin e Samitas dhe në fillim të vitit 1381 hyri në fakultetin e Sheriatit në Rijad dhe vazhdoi aty për një muaj, një muaj e gjysmë apo dy muaj, dhe pastaj pasi që u hap Universiteti Islamik në Medinen Profetike, ai u transferua në Medine dhe vazhdoi studimet në Universitetin Islamik pranë fakultetit të Sheriatit dhe aty studioi katër vite dhe u diplomomua në vitin 1384 Hixhrij me nota të shkëlqyera.

Nga ata që ka mësuar Shejkhu në Universitetin Islamik janë:

Shejkhu i nderuar, kolosi, Muftiu i përgjithshëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz – Allahu e mëshiroftë – ku mësoi me të Akide Tahauijeh.

I nderuari, kolosi, muhadithi, Shejkh Muhamed Nasirudin el-Albani – Allahu e mëshiroftë – ku mësoi me të hadith dhe zinxhiret (esanid).

I nderuari, Shejkhu ‘Abdul-Muhsin el-Abbad, ku mësoi me të fikh tre vite në “Bidajetul-Muxhtehid.”

I nderuari, Shejkhu, kolosi, hafidhi, komentatori i Kuranit, Muhadithi, njohësi i usuleve, gramaticienti, gjuhëtari, fekihu, i shquari Muhamed el-Emin esh-Shenkitij, autori i tefsirit “Aduaul-Bejan”. Ka mësuar me të tefsir dhe Usul-Fikh për katër vite me radhë.

Shejkhu, Muhadithi Abdul-Gafar Hasen el-Hindij, ku mësoi me të hadith dhe Mustalah.

Pas diplomimit, punoi si profesor në Mehad në Universitetin Islamik për një kohë të caktuar. Pastaj vazhdoi studimet e larta (në magjistraturë) dhe i mbaroi ato dhe morri magjistraturën në hadith nga Universiteti “Melik ‘Abdul-‘Aziz” filiali i Mekkes, në vitin 1397 Hixhrij. Teza e doktoraturës së tij ishte “Bejne Imamejni Muslim ue Darekutnij”. Në vitin 1400 Hixhrij mori doktoraturën gjithashtu nga Universiteti “el-Melik ‘Abdul-‘Aziz” me nota të shkëlqyera për tahkikun që i bëri librit “en-Nuketu ‘ala Kitab Ibni Salah”, të Hafidh ibën Haxherit – Allahu e mëshiroftë.

Pas kësaj, ai u kthye në Universitetin Islamik të Medines ku punoi si profesor në fakultetin e hadithit, jepte mësim në hadith dhe llojet e shkencave të tij dhe u zgjodh shumë herë kryetar i katedrës së Sunetit (Kismu-Sunneh) për studimet e larta (magjistraturë dhe doktoraturë) dhe ai tani është ustadh kursij (profesor i merituar). Allahu e gëzoftë me shëndet dhe mirëqenie në vepra të mira.

Vetitë dhe morali i tij

Shejkhu – Allahu e ruajttë – shquhet për modesti të shumtë me vëllezërit dhe nxënësit e tij dhe me ata që i shkojnë dhe e vizitojnë atë. Ai është modest në vendbanimin, veshjen dhe mjetin e udhëtimit të tij, ai nuk e do jetën luksoze në këto gjëra. Ai është gjithmonë fytyrëqeshur dhe me gjallëri. Ai që ulet tek ai nuk mërzitet dhe mexhliset e tija janë të mbushura me leximin e hadithit dhe Sunetit dhe paralajmërim të shumtë nga bidatet dhe pasuesit e tyre, saqë ai që nuk e ka parë, nuk e njeh dhe nuk është përzier me të, i duket sikur ai nuk ka angazhim tjetër vetëm se në këto gjëra (lexim të haditheve, të Sunetit dhe paralajmërim nga bidatet dhe njerëzit e tyre).

Ai i do nxënësit e dijes selefij dhe i nderon ata, ju bën mirë atyre dhe mundohet t’i plotësojë nevojat e tyre aq sa mundet me veten dhe pasurinë e tij. Shtëpia e tij është gjithmonë e hapur për nxënësit e dijes saqë nuk gjen një ditë prej ditëve ku të hajë mëngjes, drekë apo darkë e të jetë i vetëm. Ai i kërkon nxënësit e tij dhe i lavdëron ata.

Ai është nga thirrësit që kanë xhelozi për Kuranin dhe Sunetin dhe akiden e Selefëve. Ai është i lidhur dhe i zjarrtë për Sunetin dhe Akiden Selefijeh. Të pakët janë ortakët e tij në këtë kohë dhe ai është prej atyre që e mbrojnë menhexhin e Selefëve të devotshëm, ditën dhe natën, fshehtazi dhe haptazi duke mos u shqetësuar për akuzat e akuzuesve.

Shkrimet e tija:

Shkrimet e tija janë të shuma – lavdia i takon Allahut. Shejkhu gjithmonë ka “trokitur dyert” kur ka pasur nevojë, sidomos në refuzimin e njerëzve të bidatit dhe epsheve (ehlul-bida’i uel-ahua) në këtë kohë ku janë shtuar të shthururit dhe janë pakësuar përmirësuesit.

Shkrimet e tija janë:

1. Bejne el-Imamejni Muslim ue ed-Darekutnij (Mes dy Imamëve: Muslimi dhe Darekutnij) është vëllim i madh dhe është teza e magjistraturës së tij.

2. En-Nuketu ‘ala Kitab Ibni Salah (Komente të zgjedhura të Ibën Salah) të Hafidh ibën Haxher el-Askalanit, i botuar në dy vëllime dhe ky libër është teza e doktoraturës së Shejkh Rabijs.

3. Tahkik i librit “el-Medkhalu ila es-Sahih” (Hyrje në Sahih) të Hakimit, është botuar vetëm pjesa e parë e tij.

4. Tahkik i librit “Et-Teuessul uel-Uesileh” (Kërkimi i ndërmjetësimit dhe uesile-ja (imani, devotshmëria, du’aja, etj.) përmes të cilës kërkon ndërmjetësim) i Imam Ibën Tejmijes, një vëllim.

5. Menhexhul-Enbija fi D’aueti ila Allah fihi el-Hikmeh uel-‘Akl (Metodologjia e Pejgamberëve në Thirrjen për tek Allahu, në të është urtësia dhe logjika), (i përkthyer në gjuhën shqipe sh.p.).

6. Menhexhu Ehli Sunneh fi Nakdi Rixhal uel-Kutub ue Tauaif (Metodologjia e Ehli Sunetit në kritikimin e njerëzve, librave dhe grupeve).

7. Taksimul-Hadithi ila Sahih ue Hasen ue Da’if bejne Uak’i Muhaddithin ue Mugaletaatu el-Mute’assibin (Kategorizimi i Hadithit si i Saktë, i Mirë dhe i Dobët në mes Aktualitetit të Muhadithëve dhe Pështjellimeve të Fanatikëve). Ky libër është refuzim ndaj ‘Abdul-Fettah Ebu Guddah (ishte Sirian, vdiq në vitin 1997 në Rijad, sh.p.) dhe Muhamed ‘Auameh.

8. Keshf Meukiful-Gazalij mine Sunneti ue Ehliha (Demaskim i Qëndrimit të Gazalit ndaj Sunetit dhe njerëzve të tij).

9. Saddu ‘Uduanil-Mulhidin ue Hukmul-Isti’aneti bi gajril-Muslimin (Rezistencë ndaj Armiqësisë së Sekularistëve dhe Gjykimi i Kërkimit të Ndihmës nga jo-Muslimanët).

10. Menhexhu Imam Muslim fi Tertibi Sahihihi (Metodologjia e Imam Muslimit në renditjen e Sahihut të tij).

11. Ehlul-Hadithi hum Taifetul-Mensuurah en-Naaxhijeh (Njerëzit e Hadithit janë Grupi i ndihmuar dhe i Shpëtuar), debat me Selman el-Auden.

12. Mudhekkiretu fil-Hadithi en-Nebeuijj (Përmbledhje të Hadithit Profetik).

13. Aduau Islamijeh ‘ala Akideti Sejjid Kutub ue Fikrihi (Rreze Drite Islame mbi Akiden e Sejid Kutubit dhe ideologjinë e tij).

14. Met’ain Sejjid Kutub fi As’habi Resulil-lah – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (Sharjet e Sejid Kutubit ndaj As’habëve të të Dërguarit të Allahut).

15. El-‘Auasim mimma fi Kutubi Sejjid Kutub minel-Kauasim (Gjurmët e Fatkeqësive që gjenden në librat e Sejid Kutubit).

16. El-Haddu-Fasil bejn el-Hakki uel-Batil (Vija Ndarëse në mes të Vërtetës dhe të Kotës) debat me Bekër Ebu Zejdin.

17. Muxhazefat el-Haddad (Pakujdesitë e Haddadit).

18. El-Mehaxh-xhetu el-Bejdaa fi Himajeti es-Sunneti el-Garraa (Udha e Bardhë për Mbrojtjen e Sunnetit Fisnik).

19. Xhema’atun Uahidel la Xhema’aat ue Siratu Uahid la ‘Asharaat (Një Xhemat i Vetëm, jo shumë Xhemate dhe Një Rrugë e Vetme, jo Dhjetëra Rrugë), debat me ‘Abdu-Rrahman ‘Abdul-Khalik.

20. En-Nasrul-‘Aziz ‘ala Reddil-Uexhiiz (Fitorja Madhështorja ndaj “Rredul-Uexhiz” – libër i Abdur-Rahman ‘Abdul-Khalik që i bëri kundërpërgjigje Shejkh Rabijs për librin “Xhema’atun Uahidel la Xhema’aat ue Siratu Uahid la ‘Asharaat”.

21. Et-Te’assub edh-Dhemim ue athaaruhu (Fanatizmi i Qortuar dhe Pasojat e tij) me këtë libër është për qëllim Salim el-‘Axhmi.

22. Bejanu Fesadil-M’ijaar – Hiuar me’a Hizbijj Mutesettir (Sqarim për Përmasat e Dëmeve – Debat me Hizbijun e Fshehtë), është një libër ku Shejkh Rabij refuzon një grup prej pasueseve të epsheve që fshihen prapa pseudonimeve e që përpiqen të hedhin dyshime ndaj pozitës së Shejkh Rabijs që ka në dije dhe hadith, kështu që ata e kritikuan tahkikun që Shejkhu i bëri librit të Hafidh ibën Haxher “En-Nuketu ‘ala Kitab Ibni Salah”, dhe Shejkh Rabij sqaroi devijimet dhe qëllimet e tyre të këqija.

23. Et-Tenkiilu bima fi Teudihi el-Milibarij minel-Ebatiil (Ndëshkim për të pavërtetat në sqarimin e (Hamza) Milibarit).

24. Dahdu Ebatiil Musa Du’uejsh (Refuzim i të Pavërtetave të Musa Du’uejshit).

25. Iz’haku Ebatiil Abdul-Latif Bashmil (Përgënjeshtrim i të Pavërtetave të Abdul-Latif Bashmil).

26. Inkidaadu Shuhubi es-Selefijeh ‘alel-Eukari Adnan el-Khalefijeh (Sulm i Meteorëve Selefij mbi çerdhet kundërshtuese të Adnan Arurit). Refuzim i Adnan Arurit.

27. En-Nasiha hije el-Mesulijeh el-Mushterikeh fil ‘Ameli ed-D’auijj (Këshilla është Përgjegjësi e Përbashkët në Veprimtarinë e Thirrjes), është botuar në revistën “et-Teu’ijeh el-Islamijeh.”

28. El-Kitab ue Sunneh Etheruhuma ue Mekanetuhuma ue Darurat ilejhima fi Ikameti T’alim fi Medarisina (Kurani dhe Sunneti, ndikimi i tyre, pozita e tyre dhe domosdoshmëria e mësimdhënies në shkollat tona), është botuar në revistën “El-Xhami’atu-Islamijeh” numër 16.

29. Hukmul-Islami fijmen Sebbe Resul Allahi eu ta’ane fi Shumuli Risaletihi (Gjykimi i Islamit për atë që shanë të Dërguarin e Allahut apo shanë atë që përmban misioni i tij), artikull në gazetën “el-Kabs el-Ku’uejtijeh” numri 8579 në datë 9/5/1997.

(Shënim i përkthyesit: ky është vetëm një numër i vogël i veprave dhe shkrimeve të Shejkhut)

Përktheu: Jeton Shasivari