Bismilah...


Ai është ‘Abdullah Ibn ‘Abdir-Rrahman Ibn ‘Abdir-Rrazzak Ibn Kasim Aali-Gudejjan, nga familja e një muhadithi prej Benul-Anber, nga Benu ‘Amr Ibn Temiim. Prejardhja e tij është nga ‘Amr (Tabikhah) Ibn Iljas Ibn Mudar, nga familja e pasardhësve të Adnanit; kurse nga ana e mamasë e ka prejardhen nga familja Rashid, nga fisi ‘Utejbeh që vijnë nga fisi Hauazin.

Lindja dhe kërkimi i diturisë:

Ka lindur në vitin 1345 Hixhrij (1926) në qytetin Zulfa. Mësoi leximin dhe shkrimin që i vogël me ‘Abdullah Ibn ‘Abdil-‘Azijz es-Suhajmi, ‘Abdullah Ibn ‘Abdir-Rrahman el-Gajth dhe Falih er-Ruumi. Studjoi bazat e Fik’hut, Teuhidit, Gramatikës dhe ligjet e Trashëgimisë (Fara’id) me Hamdan Ibn Ahmed el-Batil.

Pastaj ai u dhëtoi drejt Rijadit në vitin 1363 Hixhrij dhe në vitin 1366 Hixhrij hyri në Shkollës Përgatitore Saudite [e cila më herët kishte qenë Shkolla e Jetimëve] dhe u diplomua atje në vitin 1368 Hixhrij.

Detyrat që ka kryer:

Më mbas u caktua mësues në Shkollën ‘Azizijeh, kurse në vitin 1371 Hixhrij hyri në Institutin Akademik (el-Me’hadul-‘Ilmij). Gjatë kësaj kohe ai mori dije nga dijetari i shquar Shejkh Muhamed Ibn Ibrahim Aali-Shejkh. Gjithashtu, ai mori dijen e Fik’hut nga Shejkh Sa’ud Ibn Rashuud (Gjykatësi i Rijadit) dhe nga Shejkh Ibrahim Ibn Sulejman me të cilin mësoi Teuhidin. Me Shejkh ‘abdul-Latijf Ibn Ibrahim ai studjoi Gramatikën dhe kigjet e Trashëgimisë (Fara’id).

Pastaj vazhdoi studimet e tij derisa u diplomua nga Fakultetin e Sheriatit në vitin 1367 Hixhrij. Më pas u caktua si drejtues i Gjykatës së Khubarit. Në vitin 1378 Hixhrij u transferua në Me’hadul-‘Ilmij për të dhënë mësim atje.

Në vitin 1380 Hixhrij u caktua mësues në Fakultetin e Sheriatit. Pastaj, në vitin 1386 Hixhrij u bë anëtar i Komisionit për Fetva (Daarul-Ifta). Më pas, në vitin 1392 Hixhrij ai u caktua anëtar i Komisionit të Përhershëm për Hulumtime dhe Fetva (el-Lexhnetud-Daa’imeh lil-Buhuth el-‘Ilmijeh uel-Iftaa) dhe anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj (Hej’eh Kibarul-Ulemaa’).

Dijetarët me të cilët studjoi:

Ai studjoi fusha të ndryshme të dijes me dijetarët më të shquar, përveç atyre që u përmendën:

1 – Dijetari i shquar, esh-Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn ‘Abdilah Ibn Baz, me të cilin mësoi Fik’h.
2 – Shejkh ‘Abdullah el-Khulejfi, me të cili mësoi Fik’h poashtu.
3 – Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Rashid, me të cilin mësoi Fik’h, Teuhid dhe Fara’id.
4 – Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkijti, me të cilin mësoi Usul-Fik’h, Shkencat e Kur’anit dhe Tefsir.
5 – Shejkh ‘Abdur-Rrahman el-Afriki, me të cilin mësoi Hadithin dhe Shkencat e tij.
6 – Shejkh ‘Abdur-Rrazzak ‘Afijfi.
7 – Shejkh ‘Abdul-Fettah Karij el-Bukhari, me të cilin mësoi Kur'anin sipas recitimit të Hafsit nga ‘Asimi, zinxhiri i të cilit arrin tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe recitime të tjera.

Veprat e tij:

Përveç atyre që u përmendën, Shejkh ‘Abdullah el-Gudejjan prej vitit 1389 Hixhrij e deri në fundin e jetës ka dhënë mësim Fik’h, Bazat dhe Rregullat e Fik’hut, Hadith dhe Shkencat e tij, Tefsir dhe degët e tij të dijes, Akijde, ligjërata të ndryshme gjatë javës, mbas Akshamit dhe Jacisë, e ndonjëherë mbas Sabahut dhe mbas Ikindisë.

Gjithashtu, që nga viti 1395 Hixhrij ai ka vazhduar detyrën në dhënien e fetvave dhe leksioneve për Studimet e Larta në Universitetin el-Imama dhe në Fakultetin e Sheriatit, duke dhënë mësim në sallën e leksioneve Fik’h dhe shkencat e tij. Ai mbikqyrte edhe debatet për hulumtime të ndryshme shkencore.

Poashtu, gjatë kësaj periudhe një numër i madh studentësh studjuan me të. Në vitin 1381 Hixhrij ai u emërua në Komisionin për Udhëzim dhe Fetva gjatë Haxhit. Pastaj, me vdekjen e Shejkh ‘Abdullah Ibn Humejd në vitin 1402 Hixhrij, ai filloi të japë fetva në programin radiofonik “Nurun ‘ala Darab”.

Vdekja e tij:

Shejkh ‘Abdullah el-Gudejjan vdiq më 1 Qershor 2010 mbas namazit të Ikindisë, Allahu pastë mëshirë për të.

 

Përktheu Alban Malaj