Bismilah...

Shejkh Hammad el-Ensari

 

[Mexhmu' fij Terxhumeh Hammad el-Ensari, vëllimi 2,

faqet (sipas rendit): 586, 586, 587, 581, 579, 575, 574, 573, 571, 570, 566, 566, 562, 561, 588.]

Këto janë disa nga fjalët dhe këshillat që ka dhënë Dijetari i mirënjohur i Hadithit dhe Historiani, Shejkh Hammad el-Ensari, Allahu e mëshiroftë, për studentët e dijes:

Dija është shumë e gjerë; ajo kërkon të rinj të cilët do ta nxjerrin atë për njerëzit.

Studenti i dijes nuk mund të jetë ndryshe veçse i varfër.

Vërtet studenti i dijes do të jetë në Akiden e Shejkhut të tij.

Nuk vjen dija pa përpjekje.

Është detyrë e studentit të dijes që ai të studiojë me njerëzit e posaçëm të çdo fushe (të dijes).

Ai u tha disa studentëve:

“Duhet të studioni jashtë mase dijen e saktë të Usul-Fik’hut (Bazave të Fik’hut).”

Është obligim për studentin e dijes që të njohë biografitë e Selefëve dhe t’i pasojë ata sepse koha në të cilën jetojmë është sprovuar nga mungesa e studimit të biografive të Selefëve.

Vërtet njerëzit sot kërkojnë dije për të fituar pasuri; kurse ata që kërkojnë dije me ndershmëri janë kaq të paktë.

Studenti i dijes që nuk mban gjithmonë stilolaps me vete nuk përfiton.

Vërtet studentët e dijes janë të varfër.

Kam vënë re se pjesa më e madhe e studentëve të dijes sot nuk kërkojnë të konsultohen. (Domethënë: ata nuk konsultohen me Dijetarët për ato gjëra që u bëjnë dobi.)

Me të vërtetë njerëzit e dijes nuk e harxhojnë kohën e tyre me atë që s’u bën dobi.

Sa shumë që është shkruajtur dhe sa e paktë është ajo që lexohet.

Mësoni o ju të rinj para se të plakeni sepse vërtet në atë kohë ju nuk do të mundeni të mësoni.

Kushdo që mbledh libra, atëherë ai nuk mund të mbledhë lekë.

Ai i këshillonte mjaft studentët e dijes me thënien e tij:

“Ju këshilloj që t’i frikësoheni Allahut të Lartësuar fshehtazi dhe haptazi dhe të keni ambicie për dijen sepse me të vërtetë dija është një mjet i fisnikërisë për shoqëruesit e saj. Allahu Azze ue Xhel ka thënë: (përkthimi i kuptimit të fjalës të Allahut)

“Padyshim ata që i frikësohen me të vërtetë Allahut nga robërit e Tij janë Dijetarët.” [Fatir, 28]

 

Përktheu Alban Malaj