Autor: Shemsuddin Muhamed bin Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijeh (v.751 h)
Burimi: Ed-Dau ue ed-Deuau (Sëmundja dhe Ilaçi), fq. 149-152
[20] – Mëkatet e fusin robin në mesin e të mallkuarve nga ana e të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai ka mallkuar për një sërë mëkatesh, kurse ato gjëra që janë më të mëdha se mëkatet, është ende më e arsyeshme që të përfshihen nga ky mallkim.
Pra, i Dërguari i Allahut i mallkoi këta njerëz:
1. Atë që u bën tatuazhe të tjerëve.
2. Atë që kërkon t’i bëhet tatuazh.
3. Atë që u vendos flokë artificiale të tjerëve.
4. Atë që kërkon t’i vendosen flokë artificiale.
5. Atë që heq vetullat e të tjerëve.
6. Atë që kërkon t’i hiqen vetullat.
7. Atë që ua ndan dhëmbët e përparmë të tjerëve.
8. Atë që kërkon që t’i ndahen dhëmbët e përparmë.
9. Atë që e jep kamatën.
10. Atë që merr kamatën.
11. Atë që e shkruan marrëveshjen e kamatës.
12. Atë që dëshmon për procesin e kamatës.
13. Atë burrë që pranon të martojë gruan e shkurorëzuar të një personi i cili është ndarë tre herë me gruan e tij, duke rënë në ujdi me të që të martohet dhe të ketë marrëdhënie intime me gruan e shkurorëzuar të këtij dhe pastaj menjëherë të ndajë atë, me qëllim që kjo të kthehet te burri i saj parë dhe të jetë legjitime për të.
14. Atë burrë që bën një marrëveshje të tillë me këtë person më sipër, me qëllim që ta kthejë gruan e tij pasi që e ka ndarë tre herë.
15. Atë që vjedh.
16. Atë që pi alkool.
17. Atë që e shërben alkoolin.
18. Atë që e prodhon alkoolin.
19. Atë për të cilin prodhohet alkooli.
20. Atë që e shet alkoolin.
21. Atë që e blen alkoolin
22. Atë që fiton pasuri prej alkoolit.
23. Atë që e transporton alkoolin.
24. Atë për të cilin transportohet alkooli.
25. Atë që ndërron sinorët e tokave (arave), e të cilat janë shenja të tokave dhe kufijve të tyre (me qëllim që të vjedhë tokat e të tjerëve).
26. Atë që mallkon prindërit e tij.
27. Atë që merr për nishan diçka që ka shpirt, për ta gjuajtur me shigjetë.
28. Atë mashkull që u përngjan femrave dhe hiqet si grua (në fjalë, gjeste, veshje, etj.)
29. Atë femër që u përngjan meshkujve dhe hiqet si burrë.
30. Atë që ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut.
31. Atë që bën figura (në formë të krijesave që kanë shpirt).
32. Atë që bën punën e popullit të Lutit (homoseksualizmin).
33. Atë që shan babain ose nënën e tij.
34. Atë që devijon të verbrin nga rruga.
35. Atë që bën marrëdhënie seksuale me kafshën.
36. Atë që damkos kafshën në fytyrë.
37. Ato gra që vizitojnë varret.
38. Ata njerëz që i kthejnë varret në xhami dhe vendosin qirinj mbi to.
39. Atë person që ka nxitur gruan t’i prish marrëdhëniet me burrin.
40. Atë që i prish marrëdhëniet midis robit dhe zotëriut të tij.
41. Atë që bën marrëdhënie anale me gruan e tij.
42. Atë grua që braktis shtratin e burrit të saj duke refuzuar që të ketë marrëdhënien intime me të, si rrjedhojë e kësaj, atë grua e mallkojnë melaiket deri sa të gdhijë.
43. Atë që nuk e tregon atësinë e tij të vërtetë.
44. Atë që e drejton armën drejt shokut të tij, atë e mallkojnë melaiket.
45. Atë që shan Sahabët e të Dërguarit të Allahut.
Allahu e ka mallkuar:
46. Atë që bën trazira në tokë.
47. Atë që i shkëput lidhjet farefisnore. [1]
48. Atë që fyen Allahun dhe të Dërguarin e tij – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. [2]
49. Atë që fsheh argumentet e qarta dhe udhëzimin që i ka zbritur Allahu – i Pastri nga çdo mangësi. [3]
50. Ata që akuzojnë gratë e ndershme e besimtare për imoralitet, të cilave as që u ka shkuar ndërmend një gjë e tillë. [4]
51. Atë që e konsideron rrugën e pabesimtarit më të udhëzuar dhe më të drejtë se rrugën e besimtarit. [5]
I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e ka mallkuar:
52. Atë burrë që vesh rrobat e grave.
53. Atë grua që vesh rrobat e burrave.
54. Atë që jep ryshfet.
55. Atë që merr ryshfet.
56. Atë që ndërmjetëson për punën e ryshfetit.
Pejgamberi – alejhi salatu ue selam – përpos këtyre që u përmendën, ka mallkuar edhe për gjëra të tjera.
Sikur mos të kishte asgjë tjetër në kryerjen e asaj vepre përveç faktit që bërësi i saj ndjehet i kënaqur që është i mallkuar nga Allahu, nga i Dërguari i Tij dhe nga melaiket, atëherë vetëm kjo gjë mjafton si motiv për ta braktisur atë vepër.
_______________________________________
[1] Allahu i Lartësuar thotë:
﴿فَهَلْ عَسَيْتُمْ إِن تَوَلَّيْتُمْ أَن تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ وَتُقَطِّعُوا أَرْحَامَكُمْ أُولَـٰئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمُ اللَّـهُ فَأَصَمَّهُمْ وَأَعْمَىٰ أَبْصَارَهُمْ﴾
“Atëherë, nëse juve t’u jepej pushtet, a do të bënit shkatërrime në tokë dhe t’i shkëputnit lidhjet farefisnore? Këta janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar dhe kështu i ka bërë të shurdhër (nga dëgjimi i të vërtetës) dhe i ka verbuar (zemrat e tyre nga punët e mira).” Muhamed, 22-23
[2] Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّ الَّذِينَ يُؤْذُونَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ لَعَنَهُمُ اللَّـهُ فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَأَعَدَّ لَهُمْ عَذَابًا مُّهِينًا﴾
“Nuk ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar Allahu në dunja e në ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim poshtërues.” Ahzab, 57
[3] Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّ الَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَا أَنزَلْنَا مِنَ الْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَىٰ مِن بَعْدِ مَا بَيَّنَّاهُ لِلنَّاسِ فِي الْكِتَابِ أُولَـٰئِكَ يَلْعَنُهُمُ اللَّـهُ وَيَلْعَنُهُمُ اللَّاعِنُونَ﴾
“Ata të cilët fshehin argumentet e qarta dhe udhëzimet që Ne i shpallëm, pasi që Ne i kemi bërë të qarta për njerëzit në Libër (Kuran), të tillët i mallkon Allahu dhe i mallkojnë ata që mallkojnë (Melaiket).” El-Bekare, 159
[4] Allahu i Lartësuar thotë:
﴿إِنَّ الَّذِينَ يَرْمُونَ الْمُحْصَنَاتِ الْغَافِلَاتِ الْمُؤْمِنَاتِ لُعِنُوا فِي الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ﴾
“S’ka dyshim se ata që akuzojnë gratë e ndershme e besimtare për imoralitet, të cilave as që u ka shkuar ndërmend një gjë e tillë, mallkohen në dunja dhe ahiret dhe do të kenë një dënim të madh.” En-Nur, 23
[5] Allahu i Lartësuar thotë:
﴿أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُوا نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ وَيَقُولُونَ لِلَّذِينَ كَفَرُوا هَـٰؤُلَاءِ أَهْدَىٰ مِنَ الَّذِينَ آمَنُوا سَبِيلًا أُولَـٰئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمُ اللَّـهُ﴾
“A nuk i ke parë ata (Jehudët dhe të Krishterët) të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit, të cilët besojnë magjinë dhe tagutin (shejtanin), e të cilët thonë për ata që nuk kanë besuar se janë në rrugë më të drejtë dhe më të udhëzuar se rruga e besimtarëve (Muslimanëve). Këta janë të cilët i ka mallkuar Allahu...” en-Nisa, 51-52
Përktheu: Jeton Shasivari