Burimi: el-exhuibetu uel-buhuth uel-mudarasat el-mushtemileh 'alejha ed-durus el-'ilmijjeh, vëll.7/fq.594-595
Interneti është një mjet prej mjeteve që janë shpikur, si gjithë mjetet e tjera. Kështu që, është obligim që ai të shfrytëzohet për mirë dhe është obligim që të mos e bëjmë atë argument kundër veteve tona, ngaqë ai është mirësi nga Allahu i Madhëruar dhe kush e përdor atë për keq, ka për të mbajtur barrën e asaj të keqeje, e kush e përdor atë për mirë, ka për të fituar shpërblimin e asaj të mire, njësoj si për çdo mjet tjetër.
Mungojnë shumë norma të edukatës sheriatike në ato që po përhapen në internet. Kur shikon debatet që bëhen në internet, dikush do të shprehë atë që ndjen ai, kjo është në rregull, s'ka problem që të shprehësh atë ndjen ti apo të kritikosh disa gjëra apo të kërkosh shpjegime për disa gjëra, edhe nëse e bën me njëfarë ashpërsie. Këtu s'ka problem, nga ky aspekt, por ama duhet t'u përmbahesh normave të edukatës islame.
Vjen dikush dhe kritikon një situatë të caktuar, mirëpo ai sulmon një prej dijetarëve të muslimanëve ose i nxit njerëzit kundër asaj situate apo kundër dijetarëve tanë ose kundër shtetit tonë ose i cilëson me cilësi të kufrit e me gjëra të ngjashme. Të gjitha kjo është e folur pa dituri për çështjet, ndërsa Allahu i Madhëruar ka thënë:
وَلَا تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۚ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولَٰئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْئُولًا
"Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke dituri. Me të vërtetë që dëgjimi, shikimi dhe zemra, për të gjitha ato, do të merret në pyetje." [el-Israa, 36]
E nëse njeriu që shkruan ato gjëra, shkruan duke mos e çuar fare ndërmend që ai ka për të takuar Allahu e Madhëruar dhe do të japë llogari për ato që ka shkruar, atëherë kjo është fatkeqësi."
Përktheu: Alban Malaj