Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Abdul-Uehhab

Shpjegues: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: Sherhu Kitab el-Kebair, fq. 59-61

 

Shejkh Muhamed ibën Abdul-Uehhabi, Allahu e mëshiroftë thotë:

Armiqësia dhe Urrejtja [1]

Thotë Allahu i Lartësuar:

﴿ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ

“Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit për diçka, atëherë kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari.” en-Nisa, 59 [2]

Thotë Allahu i Lartësuar:

﴿قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِي إِبْرَاهِيمَ

 “Me të vërtetë që shembullin më të mirë e keni tek Ibrahimi.” [El-Muntehaneh, 4] [3]

 

Shpjegimi i Shejkh Feuzanit:

[1] Armiqësia dhe urrejtja e muslimanëve është prej gjynaheve të mëdha, por njeriu mund të ndjejë në veten e tij armiqësi dhe urrejtje për disa njerëz. Nëse armiqësia dhe urrejtja është për njerëzit e imanit, atëherë kjo është prej gjynaheve të mëdha dhe nëse është për njerëzit e kufrit dhe nifakut, atëherë kjo është prej imanit në Allahun e Lartësuar dhe është diçka që kërkohet, siç thotë i Lartësuari:

﴿لَا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ

 “Nuk do të gjesh ndonjë popull të cilët besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, që të i dojë ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” [El-Muxhadileh, 22]

Gjithashtu ka ardhur në hadith se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

أوثَقُ عُرَى الإيمانِ الحبُّ في اللهِ والبُغضُ في اللهِ

“Lidhja më e fortë e imanit është dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut.” (Musned et-Tajalisij, 747).

Ibën Abasi – radijAllahu anhuma – ka thënë: “Ai i cili do për hir të Allahut dhe urren për hir të Allahut, miqëson për hir të Allahut dhe armiqëson për hir të Allahut, me këtë ai arrin të bëhet prej njerëzve të devotshëm të Allahut.” (Ez-zuhd - Abdullah Ibnul Mubarek, 353).

Pra, duhet patjetër të ketë dashuri dhe urrejtje; njeriu nuk mund t’i dojë të gjithë njerëzit dhe t’i urrejë të gjithë njerëzit. Nëse dashuria dhe urrejtja e njeriut janë për hir të Allahut, atëherë kjo është prej plotësimit të imanit, e nëse dashuria dhe urrejtja e tij janë për dikë tjetër përveç Allahut ose për hir të epshit të tij, atëherë kjo është e kundërta e asaj që përmendëm.

Andaj, çështja e dashurisë dhe e urrejtjes është një nga bazat e Akides. Ne duhet patjetër që t’i duam të dashurit (eulijatë) e Allahut dhe t’i urrejmë dhe armiqësojmë armiqtë e Allahut; duhet të bëjmë dallim ndërmjet të dashurve të Rrahmanit (të Gjithëmëshirshmit) dhe eulijave të shejtanit. Prandaj dijetari i madh Ibën Kajjim - Allahu e mëshiroftë - ka thënë:

Të duash armiqtë e Atij që e do, kjo nuk qëndron,

është e pamundur dashuria për Të, sado që ti pretendon,

armiqtë e Tij me ngulm ti i miqëson,

o vëllai i shejtanit ku është dashuria që pretendon?

Ka ateistë, kufarë dhe munafikunë të cilët thonë: “Mos urrej askënd çfarëdo besimi dhe feje të ketë ai, sepse kjo është ekstremizëm.” Ne u themi atyre: Jo, përkundrazi urrejtja është prej bazave të imanit. Ne i duam eulijatë e Allahut dhe i urrejmë armiqtë e Allahut dhe kjo nuk është ekstremizëm. Po! Ne i urrejmë kufarët, por kjo nuk do të thotë se ne duhet t’u bëjmë padrejtësi atyre, sidomos nëse janë prej atyre që kanë marrëveshje me Muslimanët për të mos e luftuar njëri-tjetrin, apo janë prej atyre që ua paguajnë xhizjen (tatimin) Muslimanëve dhe jetojnë në shtetin Islam, apo janë prej atyre që kanë garanci për mbrojte dhe siguri nga Muslimanët në shtetin Islam.  

Gjithashtu, ata kufarë që ju bëjnë mirë Muslimanëve, edhe ne u bëjmë mirë atyre si shpërblim për këtë mirësi të tyre, por kjo nuk është prej dashurisë ndaj tyre, por është prej kthimit të së mirës me të mirë. Prandaj, nuk ka asgjë të keqe që të blejmë prej kufarëve, të kemi marrëdhënie me ta. Të gjitha këto janë shkëmbim interesash të përbashkëta në gjëra të dobishme dhe nuk bën pjesë te dashuria dhe urrejtja. Kështu që, këto dy gjëra nuk duhet të ngatërrohen. Pra, ka dallim midis dashurisë dhe urrejtjes dhe midis marrëdhënieve me jobesimtarët dhe respektimit të marrëveshjeve me ta .

Urrejtja e tyre për hir të Allahut nuk llogaritet terrorizëm dhe as ekstremizëm, përkundrazi kjo është Akide. Ndërsa lidhja e marrëveshjeve me ta për çështjet sheriatike të cilat i ka lejuar Allahu i Lartësuar, kjo është gjë e lejuar, ndërsa t’i sulmosh ata me pa të drejtë, atëherë kjo është terrorizëm, thotë Allahu i Lartësuar:

﴿ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلَّا تَعْدِلُوا

 “Të mos ju shtyjë urrejtja që keni kundër një populli që të bëheni të padrejtë.” [El-Maideh, 8]

Terrorizëm është: që të vrasësh atë që nuk lejohet ta vrasësh, qoftë ai besimtar ose pabesimtar me të cilët kemi marrëveshje.

Janë disa që thonë: “Mos urreni askënd, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për dashuri dhe për mirësjellje.” Ata e ngatërrojnë dashurinë në zemra me bashkëpunimin në çështjet e dynjasë.

Kurse disa të tjerë thonë: “Mos bashkëpunoni me jomuslimanët kurrë, sepse Allahu na ka ndaluar që të kemi dashuri dhe miqësim me ta.” Këta e kanë futur te miqësimi atë që nuk është pjesë e saj, ndërsa grupi i lartpërmendur kanë futur në dashuri atë që nuk është pjesë e saj. Këta janë dy grupe në dy ekstreme të kundërta. Prandaj, duhet patjetër që ta mësojmë këtë paqartësi që ndodh në këtë çështje.  

[2] Ky ajet fisnik sqaron se çdo mospajtim që ndodh mes muslimanëve, çfarëdo qoftë ai, si mospajtim në çështjen e Akides apo mospajtim në çështjen e bashkëveprimeve, apo në çështjet e jetës së tyre, duhet patjetër që të kthehen dhe të kërkohet gjykim për këtë çështje në Librin e Allahut të Lartësuar dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –.

Gjithashtu prej çështjeve që duhet të kthehen në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – janë edhe çështjet e dashurisë dhe urrejtjes, miqësimit dhe armiqësimit, për të gjitha këto i kthehesh Allahut dhe të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, sepse ka njerëz që thonë: “Duajini të gjithë njerëzit! Të gjithë bijtë e Ademit janë vëllezër në njerëzim! S’kemi nevojë për urrejtje dhe mbjellje të urrejtjes në zemra.” Kurse disa të tjerë thonë: “Bojkotoni ata dhe mos mbani asnjëfarë  lidhje me ata.”

Nuk janë epshi dhe qejfet ato që i sqarojnë këto çështje, por ajo që i sqaron janë Kur’ani dhe Suneti. Allahu – Azze ue Xhel – e ka shtjelluar në Librin e Tij dhe e ka shtjelluar nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – këtë çështje në mënyrë të hollësishme në të cilën nuk mbetet vend më për paqartësi dhe ngatërresa, përveç injorantëve dhe pasuesve të epsheve, të cilët nuk e duan të vërtetën.

[3] Ky ajet flet për babain e Pejgamberëve Ibrahimin – alejhi selam – të dashurin e Allahut. Ai është shembull për muslimanët. Ai u sprovua dhe u mundua në rrugë të Allahut – Azze ue Xhel – me sprovat më të rënda, kurse ai duroi. Kështu, Allahu e ndihmoi dhe e shpëtoi atë. Ibrahimi i armiqësoi armiqtë e Allahut, saqë e armiqësoi edhe njeriun më të afërt të tij, e ai ishte babai i tij.  Allahu i Lartësuar na urdhëroi që ta pasojmë atë dhe ta marrim si shembull atë. Thotë i Lartësuari:

﴿قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِي إِبْرَاهِيمَ

“Me të vërtetë që shembullin më të mirë e keni tek Ibrahimi.” [El-Muntehaneh, 4]

Shembull do të thotë: një model që duhet të ndiqet. Shembulli është dy llojesh: Shembull i mirë dhe shembull i keq, ndërsa ky i Ibrahimit është shembull i mirë, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِي إِبْرَاهِيمَ وَالَّذِينَ مَعَهُ

“Me të vërtetë që shembullin më të mirë e keni tek Ibrahimi dhe ata të cilët ishin me të. [el-Muntehaneh, 4]

Fjala “...ata që ishin me të” do të thotë: besimtarët.

Vazhdon ajeti:

﴿ إِذْ قَالُوا لِقَوْمِهِمْ إِنَّا بُرَآءُ مِنْكُمْ وَمِمَّا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ

 “...kur ata u thanë popullit të tyre: “Me të vërtetë që ne jemi distancuar prej jush dhe prej atyre që ju i adhuroni përveç Allahut.” [El-Muntehaneh, 4]

Pra, populli i tyre ishte jobesimtar dhe ata u distancuan prej tyre dhe prej idhujve dhe statujave që adhuronin përveç Allahut – Azze ue Xhel – dhe i mohuan ato dhe u thanë atyre siç thotë i Lartësuari:

﴿ وَبَدَا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةُ وَالْبَغْضَاءُ أَبَدًا حَتَّى تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَحْدَهُ

 “...mes nesh dhe jush ka filluar urrejtja dhe armiqësia derisa ju të besoni në Allahun e Vetëm dhe të Pashok”  [El-Muntehaneh, 4]

Kur ata të besojnë në Allahun e Vetëm do të bëhen të dashurit tanë, sepse në këtë rast nuk ka më armiqësi.

 

Përktheu: Servet Mata