Autor: Shejkh Abdul-Azijz bin Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/9457
Burimi: “Fetaua Nurun ‘ala Derb,” vëll. 14, fq. 25.
Pyetje: Cili është gjykimi mbulimit të xhenazes gjatë namazit (të xhenazes) me një mbulesë në të cilën ka ajete të Kuranit?
Përgjigje: Nuk lejohet, sepse këtu ka abuzim me ajetet e Kuranit. Nuk shkruhen ajetet e Kuranit nëpër shtroje, as në mbulesa, as në rroba, as në pantallona. Ajetet nderohen dhe nuk shkruhen sipër mbulesës që të vendosen mbi xhenazet apo të vendosen nëpër shtroje që të mbulohen njerëzit, apo në shtratin e njeriut apo në jastëk porse ato shkruhen nëpër fleta që njeriu t’i lexojë. Kurse, që t’i çosh në shtrojë, në shtrat, në hasër, në jastëk, kjo është abuzim dhe tallje. Nuk lejohet.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari
1 Gusht 2015