Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Resail el-Uthejmin, vëll. 17, fq. 166.
Pyetje: Në disa vende, kur njerëzit e çojnë të vdekurin për t’ia falur namazin (në xhami) dhe pastaj prej aty për te varrezat, e mbulojnë atë me një mbulesë ku shkruan sipër saj Ajetul-Kursij ose ajete të ndryshme të Kuranit. Andaj, kjo vepër, a ka bazë në Sheriat?
Përgjigje: Kjo vepër nuk ka bazë, që do të thotë se nuk ka bazë në Sheriat shkrimi i ajeteve të Kuranit mbi atë që mbulohet i vdekuri që vendoset sipër tabutit. Përkundrazi, kjo në realitet është nënçmim i Fjalës së Allahut – të Plotfuqishëm e të Madhëruar – që të bëhet një mbulesë me të cilën do të mbulohet i vdekuri, kurse ajo mbulesë nuk i bën ndonjë dobi të vdekurit. Andaj, duke u bazuar tek kjo, është detyrë që largohet kjo për disa arsye:
Së pari: Kjo mbulesë nuk është vepër e Selefëve.
Së dyti: Këtu ka diçka prej nënçmimit që i bëhet Kuranit Fisnik.
Së treti: Këtu ka besim të prishur, e ajo është se kjo mbulesë i bën dobi të vdekurit, kurse ajo nuk i bën dobi.
Përktheu: Jeton Shasivari
2 Gusht 2015