Autor: Ibën Kudame el-Makdisij
Burimi: el-Mugnij, vëll.9/fq.54
Zinaqar quhet ai që kryen imoralitet në vaginë apo në anus. S’ka kundërshtim mes dijetarëve që, kush kryen marrëdhënie me një grua në vaginën e saj, e cila është haram për të, e nuk ka paqartësi në kontaktin e tij seksual me të, ai njeri është zinaqar dhe obligohet zbatimi i ndëshkimit të zinasë mbi të, nëse plotësohen kushtet për zbatimin e ndëshkimit.
Edhe kontakti seksual në anus është njësoj, edhe ai konsiderohet zina, sepse ai ka kryer kontakt seksual në organin e femrës që nuk i lejohet atij dhe nuk ka asnjë paqartësi në ndalimin e saj për të, kështu që kontakti seksual që ka bërë ai në anusin e saj është zina, njësoj si kontakti seksual në vaginë, ngaqë Allahu i Lartësuar ka thënë:
وَٱلَّٰتِى يَأْتِينَ ٱلْفَٰحِشَةَ مِن نِّسَآئِكُمْ
“Edhe ato gra tuajat të cilat kryejnë imoralitet…” vazhdon më tej ajeti. [en-Nisaa`, 15]
Pastaj, ka sqaruar Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se Allahu u ka dhënë rrugëdalje atyre: beqari që bën zina me beqaren duhet të fshikullohen 100 herë dhe të dëbohen nga vendi i tyre për një vit.
Pra, edhe kontakti seksual anal është imoralitet, ngaqë Allahu i Lartësuar i ka thënë popullin e Lutit:
أَتَأْتُونَ ٱلْفَٰحِشَةَ
“Qysh po bëni imoralitet…!” [el-‘Araf, 80]
Domethënë qysh po bëni marrëdhënie seksuale anale me burrat!
Është thënë se, në fillim populli i Lutit ia nisën që të kryenin marrëdhënie seksuale anale me gratë e tyre, por pastaj kjo i bëri ata që të kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat.
Përktheu: Alban Malaj