Bismilah...

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, fikhul-usra, nr. 274

 

Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju dhëntë begati. Dëgjuesi Ahmed Abdullah Butul pyet dhe thotë: “Nëna shpesh ndërhyn në çështjet e gruas time. A duhet t’i bindem nënës kur ndërhyn mes meje dhe gruas time?” Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Nëse nëna futet në çështjet personale të gruas tënde, atëherë nuk i lejohet asaj dhe ti mos vepro me fjalët e nënës, sepse nuk ka ndonjë dobi dhe kjo gjë e dëmton nusen. Por nëse nëna sjell vërejtje të sakta kundrejt nuses dhe nëna dëshiron që nusja t’u largohet dhe t’u shmanget disa gjërave, atëherë kjo është në dobi të të gjithëve. Në këtë rast, ti e ke detyrë që ta vësh në dijeni gruan tënde për vërejtjet që nëna jote ka sjellë me qëllim që ajo t’u shmanget atyre gjërave, ngase kjo është në dobi të të gjithëve.

Si përfundim themi: Nëse ndërhyrja e nënës është në dobinë tënde dhe të gruas tënde, atëherë është obligim që të merret ajo vërejtje e nënës. Por nëse ndërhyrja nuk ka ndonjë dobi dhe ajo çështje është gjë personale e gruas, atëherë askush nuk ka të drejtë të futet në çështjet personale dhe private.

 

Përktheu: Jeton Shasivari