Bismilah...

Burimi: Fik'h 'Auaarid ez-Zeuxhijjeh, fq.36

 

Nuk ka ndodhur shumë shpesh divorci te njerëzit në të kaluarën. Ne e kemi arritur atë kohë. Kemi kaluar vite të tëra e nuk dëgjuam asnjëherë që ndonjë burrë nga ata që ne i njihnim, të  divorconte gruan e tij. Kurse sot burrat po japin divorc si shumë! Po dëgjojmë që po divorcohen si shumë! Sebepi është - dhe Allahu e di më së miri - se të vjetrit mësuan që të mendojnë përpara se të flasin. Kurse shumica e njerëzve sot flasin pastaj mendojnë. Prandaj po shohim sot që disa burra kanë filluar t'u përngjasojnë grave në këtë situatë. Gruaja dihet që ecën me emocione dhe për çdo problem që ndodh mes saj dhe burrit të saj, ajo i del përpara atij dhe i thotë: "Më divorco! Më divorco! Unë të urrej ty, unë s'të dua ty!" E kur ai i thotë asaj: "Të kam divorcuar!" Atëherë ajo bie në shesh, ulet dhe ja plas të qarave!

Sot, disa burra kanë rënë në këtë gjendje! Sa herë që rrëmbehet nga emocionet apo në çdo situatë të ndezur, direkt jep divorcin! Pastaj shkon e merr në telefon dijetarin dhe i thotë: "O Shejkh, pasha Allahun unë kam dhënë divorcin. Tani gruaja është me mua në shtrat, a ka ndonjë rrugëdalje o Shejkh?!"

Burri duhet të jetë ashtu siç e ka detyrë që të jetë: duhet t'i kontrollojë emocionet dhe acarimet e tij dhe s'duhet ta thotë këtë fjalën e divorcimit veçse mbasi që të ketë menduar gjerë e gjatë."

 

Përktheu: Alban Malaj