Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/2310

Pyetje: Vëllai A.S.S nga Thadigu i Mbretërisë së Arabisë Saudite thotë në pyetje: Mora gusl nga xhunubllëku me sapun dhe shampo, a e zëvendëson ky gusl abdesin nëse kam për nijetin atë?

Përgjigje: Ai (gusli) e zëvendëson atë (abdesin) nëse e bën nijetin për të, por më e mira është që të marrë abdes në fillim pastaj të marrë gusl, ashtu siç ka bërë Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –, sepse kjo është më e plotë. Dhe nuk ka problem që të përdoret sapuni, shampoja apo sidri e të tjera si këto, të cilat e heqin papastërtinë. Allahu u dhëntë sukses të gjithëve.

Përktheu: Umm ‘Akil