Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Muhsin el-‘Abbad

Burimi: Sherhu Suneni Ebi Daud, kaseta 36, min. 23:01

 

 

Ebu Daudi – Allahu mëshiroftë – thotë: “Kapitulli i xhunubit dhe vonimi i larjes (guslit).”

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، حَدَّثَنَا الْمُعْتَمِرُ، ح حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ حَنْبَلٍ، حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، قَالاَ حَدَّثَنَا بُرْدُ بْنُ سِنَانٍ، عَنْ عُبَادَةَ بْنِ نُسَىٍّ، عَنْ غُضَيْفِ بْنِ الْحَارِثِ، قَالَ قُلْتُ لِعَائِشَةَ أَرَأَيْتِ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم كَانَ يَغْتَسِلُ مِنَ الْجَنَابَةِ فِي أَوَّلِ اللَّيْلِ أَوْ فِي آخِرِهِ قَالَتْ رُبَّمَا اغْتَسَلَ فِي أَوَّلِ اللَّيْلِ وَرُبَّمَا اغْتَسَلَ فِي آخِرِهِ ‏.‏ قُلْتُ اللَّهُ أَكْبَرُ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي جَعَلَ فِي الأَمْرِ سَعَةً ‏.‏ قُلْتُ أَرَأَيْتِ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم كَانَ يُوتِرُ أَوَّلَ اللَّيْلِ أَمْ فِي آخِرِهِ قَالَتْ رُبَّمَا أَوْتَرَ فِي أَوَّلِ اللَّيْلِ وَرُبَّمَا أَوْتَرَ فِي آخِرِهِ ‏.‏ قُلْتُ اللَّهُ أَكْبَرُ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي جَعَلَ فِي الأَمْرِ سَعَةً ‏.‏ قُلْتُ أَرَأَيْتِ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم كَانَ يَجْهَرُ بِالْقُرْآنِ أَمْ يَخْفِتُ بِهِ قَالَتْ رُبَّمَا جَهَرَ بِهِ وَرُبَّمَا خَفَتَ ‏.‏ قُلْتُ اللَّهُ أَكْبَرُ الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي جَعَلَ فِي الأَمْرِ سَعَةً ‏.‏

 

Na ka transmetuar Musedded, nga el-M’utemir, (H) na ka transmetuar Ahmed ibn Hanbel, nga Ismail bin Ibrahim, këta dy (M’utemir dhe Ismail bin Ibrahim) kanë thënë: Na ka transmetuar Burd bin Sinan, nga Ubadeh bin Nusejjin nga Gudajf ibnul-Harith i cili ka thënë:

 

“I thashë Aishes: “A e ke parë të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – të lahet prej xhunubllikut në fillim të natës apo në fundin e saj? Ajo tha: “Ndonjëherë lahej në fillim të natës, e ndonjëherë në fund të saj!” Thashë: “Allahu Ekber! Lavdia i takon Allahut, i Cili ka bërë lehtësime në këtë çështje.”

(Pastaj) i thashë: “A e ke parë të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ta fal Uitrin në fillim të natës apo në fundin e saj?” Ajo tha: “Ndonjëherë e falte Uitrin në fillim të natës, e ndonjëherë e falte në fund të saj!” Thashë: Allahu Ekber! Lavdia i takon Allahut, i Cili ka lënë hapësirë (për zgjedhje) në këtë çështje!

(Pastaj) i thashë: A e ke parë të Dërguarin e Allahut duke lexuar (në namazin e Uitrit) me zë, apo pa zë? Tha (Aisheh): “Ndonjëherë lexonte me zë dhe ndonjëherë pa zë!” Thashë: Allahu Ekber! Lavdia i takon Allahut, i Cili ka lënë hapësirë në këtë çështje.”

 

 

 

Shpjegimi i Shejkh Abbadit:

 

Ebu Daudi – Allahu e mëshiroftë – ka transmetuar këtë sqarim: “Kapitulli i papastri (xhunubi) për vonimin e guslit (larjes).” Pra, gusli nuk është i detyrueshëm të bëhet menjëherë pas papastërtisë, dhe i lejohet njeriut të rrijë pa u larë, dhe nuk është detyrë për të që të lahet menjëherë (pas marrëdhënieve intime). Pasi kanë ardhur hadithe të ndryshme që tregojnë nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – që argumentojnë për këtë gjë. 

 

Një nga ato hadithe është ky hadith i Aisheh – radijAllahu ‘anha – se Gudajf ibnul-Harith e pyeti Aishen: “A e ke parë të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – duke u larë prej xhunubllëkut në fillim të natës apo në fundin e saj?” Ajo tha: “Ndonjëherë u lante në fillim të saj, e ndonjëherë u lante në fundin e saj!”

 

D.m.th. Nëse bënte marrëdhënie intime në fillim të natës, ndonjëherë lahej në fillim të natës dhe ndonjëherë e vononte larjen deri në fundin e natës. Kjo tregon se larja nuk është (detyrë) të bëhet menjëherë, dhe se ajo mund të vonohet. Por është e pëlqyeshme që nëse njeriu e vonon atë, të jetë me abdes. E nëse dëshiron të hajë, të pijë apo të flejë, preferohet të marr abdes.

 

Pra Aisheja – radijAllahu anha – sqaroi se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ndonjëherë lahej në fillim të natës, e ndonjëherë lahej në fund të saj. Sepse ky është vonimi i guslit, d.m.th. bëri marrëdhënie intime në fillim të natës dhe mori gusël në fundin e saj! Kjo na tregon neve për lejueshmërinë e vonimit të guslit, por duke marr abdes në mënyrë që ta lehtësojë papastërtinë, dhe t'i heqë mbetjet që kanë ardhur si rezultat i marrëdhënieve intime, dhe kështu të jetë i pastër! Dhe ajo bëhet duke larë organin dhe duke marr abdes.

 

 

 

Përktheu: Servet Mata