Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-‘Aziz ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/7867

 

 

Pyetje: Siç e dimë në lidhje me mes’hin (fshirjen) e mesteve (çorapeve), se kjo i lejohet vendasit një ditë dhe një natë, që do të thotë pesë kohë. Pyetja është: kur fillon koha e mes’hit? A fillon që nga veshja e mesteve (çorapeve) apo fillon që nga koha kur u jepet mes’h?

 

Përgjigje: E qëlluara është se mes’hi fillon pasi të ketë ndodhur papastërtia e vogël (urinimi, jashtëqitja, lëshimi i gazrave, etj.). Nëse i ke veshur ato duke qenë i pastër (pasi ke marr abdes), pastaj e ke prishur për shkak të urinimit, lëshimit të gazrave apo tjerave, pastaj ke marr abdes. Abdesin e parë që ke marr, ky është fillimi (i mes’hit). Ta zëmë si shembull: nëse ti e ke prishur abdesin pas Dhuhr-it (drekës, dhe ke veshur mestet), pastaj ke marr abdes për ‘Asr (ikindi), abdesi i Asr-it është abdesi i parë (fillimi i mes’hit), dhe kur të vijë Asr-i i ditës së dytë, i heq mestet, e kështu me radhë.

 

Nëse ti e ke prishur abdesin paradite (para Dhuhr-it) dhe u ke dhënë mes’h mesteve pas pastërtisë (marrjes së abdesit), Dhuhr-i është fillimi i mes’hit, dhe kur të vijë Dhuhr-i i ditës së nesërme, i heq mestet dhe merr abdes për Dhuhr, e kështu me radhë.

 

Fillimi i mes’hit është mbas papastërtisë (siç është urinimi, e tjera) para së cilës ke marr abdes dhe i ke veshur (mestet ose çorapet).

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari