Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli

 

 

Pyetje: Allahu u shpërbleftë me të mira dhe u dhëntë të mirësi! Thotë pyetësi: A është sunet larja e duarve pas prerjes së thonjve?

 

Përgjigje: Po, dijetarët e fik`hut kanë thënë se është sunet larja e gishtave pasi pret thonjtë. Nga e kanë marrë këtë? Kanë thënë se thonjtë janë vend ku gjenden papastërtitë. Këtë e ka përmendur Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – kur tha se dhjetë gjëra janë prej fitrës dhe përmendi edhe larjen e ndarjeve që ndodhen në gishta. Ato janë vend ku mblidhen papastërtitë ashtu si edhe nyjet e gishtave. Kështu që, prej fitrës është që të lahen dhe të bëhet zakon larja e tyre, sepse në to mblidhen papastërtitë. Kanë thënë po ashtu se duhet të lahet edhe pjesa nën thonj. Pra, kur pret thonjtë, ai është vend papastërtish dhe prej sunetit është që ato të lahen, dhe kjo është fjalë me peshë. Po.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Umm ‘Akil