Ditët e haxhit janë gjithsej gjashtë ditë.
🔹 E para e tyre është dita e tetë e Dhul-Hixhes, ndërsa e fundit e tyre është dita e trembëdhjetë.
Dhe secila nga këto gjashtë ditë, ka një emër të veçantë.
🔹 Dita e parë e haxhit është dita e cila quhet “jeum et-Teruijeh”, që është dita e tetë e Dhul-Hixhes.
🔹 Pas saj vjen dita tjetër që quhet dita e Arafatit.
🔹 Pas saj vjen dita tjetër që quhet “jeum en-Nahr” (dita e Kurbanit).
🔹 Pas saj vjen dita tjetër që quhet “jeum el-Karr” (dita e qëndrimit në Mina), e cila është dita e njëmbëdhjetë e Dhul-Hixhes.
🔹 Pas saj vjen dita tjetër që quhet “jeum en-nefr el-euel” (dita e parë kur i lejohet haxhiut të ikë nga Mina).
🔹 Pas saj vjen dita tjetër që quhet “jeum en-nefr eth-thanij”, që është dita e trembëdhjetë (kur haxhiu ikën përfundimisht nga Mina).
Këto pra janë ditët e haxhit: janë gjashtë ditë.
▪️E para e tyre është dita et-Teruijeh, ndërsa dita e fundit është dita e largimit të fundit nga Mina, e cila është dita e trembëdhjetë e Dhul-Hixhes.
Dhe këta emra janë të lidhur me kuptime ose dispozita, për shkak të të cilave ditët e haxhit janë quajtur me këta emra.
▪️Dita “et-Teruijeh” është quajtur me këtë emër sepse njerëzit, kur dëshironin të niseshin atë ditë nga Meka drejt Minës, furnizoheshin me ujë, sepse uji nuk gjendej dhe nuk ishte i disponueshëm atje. Prandaj ata merrnin ujë, e bartnin atë, mbushnin enët me ujë dhe e transportonin me vete drejt Minës, pastaj drejt Arafatit. Për këtë arsye u quajt dita et-Teruijeh.
▪️Ndërsa Dita e “Arafatit” është quajtur me këtë emër sepse ajo zhvillohet në Arafat. Dhe siç ka thënë Profeti – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Haxhi është Arafati!”
▪️Ndërsa dita “en-Nahr” (dita e Kurbanit) quhet kështu sepse atë ditë theren kurbanet.
▪️Kurse dita “el-Karr”, që është dita e njëmbëdhjetë, quhet kështu sepse njerëzit qëndrojnë në Mina dhe askujt nuk i lejohet që të largohet prej aty në ditën e njëmbëdhjetë.
▪️Ndërsa dita “en-Nefr el-Euel” quhet kështu sepse i lejohet haxhiut që të shpejtojë largimin nga Mina atë ditë.
Allahu ka thënë:
مَن تَعَجَّلَ فِي يَوْمَيْنِ فَلَا إِثْمَ عَلَيْهِ وَمَن تَأَخَّرَ فَلَا إِثْمَ عَلَيْهِ ۚ لِمَنِ اتَّقَىٰ ۗ
“E kush nxitohet të largohet nga Mina për dy ditë, nuk ka gjynah për të; e kush vonohet, nuk ka gjynah për të, për atë që i frikësohet Allahut.” [el-Bekareh, 203]
Këto pra janë ditët e haxhit.
Përktheu: Abdullah Beqiri
Cilat janë ditët e haxhit? - Shejkh ‘Abdurr-Rrazzak el-Bedër
- Details
- Category: Haxh