Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

 

Duaja e shkuarjes për në xhami:

 

اللَّهُمَّ اجْعَلْ فِي قَلْبِي نُورًا وَفِي لِسَانِي نُورًا وَاجْعَلْ فِي سَمْعِي نُورًا وَاجْعَلْ فِي بَصَرِي نُورًا وَاجْعَلْ مِنْ خَلْفِي نُورًا وَمِنْ أَمَامِي نُورًا وَاجْعَلْ مِنْ فَوْقِي نُورًا وَمِنْ تَحْتِي نُورًا ‏.‏ اللَّهُمَّ أَعْطِنِي نُورًا

Allahumme-xh`al fii kalbii nuuran, ue fii lisaanii nuuran, ue-xh`al fii sem`ii nuuran, ue-xh`al fii besarii nuuran, ue-xh`al min khalfii nuuran, ue min emaamii nuuran, ue-xh`al min feukii nuuran, ue min tahtii nuuran, Allahumme e`atinii nuuran

 

“O Allah, ndriçoje zemrën time (me udhëzim dhe bindje ndaj Teje), ndriçoje gjuhën time (me përmendjen Tënde), ndriçoje dëgjimin dhe shikimin tim (në hallall), më ndriço mua (me Mbrojtjen Tënde), mbrapa meje dhe përpara meje, sipër meje dhe poshtë meje (Ditën e Gjykimit)! O Allah, më jep ndriçim (udhëzim dhe nënshtrim ndaj Teje)!” [1]

 

 

Duaja e hyrjes në xhami

 

(Duaja 1)

 

بِسْمِ اللَّهِ و الصلاة وَالسَّلاَمُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ, اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ

Bismil-Lah, ues-Salatu ues-Selamu `alaa Resuulil-Lah, Allahumme-ftah lii eb’uaabe RahmetiK

 

“Me Emrin e Allahut (po hyj), Mëshira dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij! O Allah, m’i hap mua dyert e Mëshirës Tënde!” [2]

 

 

(Duaja 2)

 

أَعُوذُ بِاللَّهِ الْعَظِيمِ وَبِوَجْهِهِ الْكَرِيمِ وَسُلْطَانِهِ الْقَدِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ

E`uudhu bil-Lahil-`Adhijm ue biUexh’hiHil-Kerijm ue Sultaanihil-kadijm minesh-shejtanirr-rraxhijm

 

“Kërkoj Mbrojtjen e Allahut të Madhëruar, me Fytyrën e Tij Fisnike dhe Sundimin e Tij të përhershëm prej shejtanit të mallkuar!” [3]

 

 

Duaja e daljes nga xhamia:

 

بِسْمِ اللَّهِ و الصلاة وَالسَّلاَمُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ اللَّهُمَّ اعْصِمْنِي مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ

Bismil-Lah, ues-Salatu ues-Selamu `alaa Resuulil-Lah, Allahumme innii es’eluKe min fadliKe, Allahumme `asimnii minesh-shejtanirr-rraxhijm

 

“Me Emrin e Allahut (po dal), Mëshira dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij! O Allah, më furnizo nga Mirësia Jote! O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej shejtanit të mallkuar!” [4]

 

 

Fundnotat:

[1] Transmeton Abdullah ibn Abbas – radijAllahu ‘anhuma – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – po shkonte për të falur namazin në xhami, dhe ndërkohë thoshte: “O Allah, ndriçoje zemrën time (me udhëzim dhe bindje ndaj Teje), ndriçoje gjuhën time (me përmendjen Tënde), ndriçoje dëgjimin dhe shikimin tim (në hallall), më ndriço mua (me Mbrojtjen Tënde), mbrapa meje dhe përpara meje, sipër meje dhe poshtë meje (Ditën e Gjykimit)! O Allah, më jep ndriçim (udhëzim dhe nënshtrim ndaj Teje)!” [Transmeton Muslimi, 763]

 

[2] Transmeton Ebu Humejd ose Ebu Usejd – radijAllahu ‘anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, le të thotë: “Me Emrin e Allahut (po hyj), Mëshira dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij! O Allah, m’i hap mua dyert e Mëshirës Tënde”, dhe kur të dalë prej saj le të thotë: “Me Emrin e Allahut (po dal), Mëshira dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij! O Allah, më furnizo nga Mirësia Jote! O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej shejtanit të mallkuar!” [Transmeton Muslimi, 713]

 

[3] Transmeton Abdullah ibn `Amr ibn `Aas – radijAllahu ‘anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur hynte në xhami thoshte: “Kërkoj Mbrojtjen e Allahut të Madhëruar, me Fytyrën e Tij Fisnike dhe Sundimin e Tij të përhershëm prej shejtanit të mallkuar!”. Dhe kur dikush e thotë këtë, shejtani thotë: Ky person është i ruajtur prej meje edhe pjesën tjetër të ditës!” [Transmeton Ebu Daudi, 466]

 

[4] Transmeton Ebu Humejd ose Ebu Usejd – radijAllahu ‘anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, le të thotë: “Me Emrin e Allahut (po hyj), Mëshira dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij! O Allah, m’i hap mua dyert e Mëshirës Tënde”, dhe kur të dalë prej saj le të thotë: “Me Emrin e Allahut (po dal), Mëshira dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij! O Allah, më furnizo nga Mirësia Jote! O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej shejtanit të mallkuar!” [Transmeton Muslimi, 713]

 

 

 

Përktheu: Servet Mata




Attachments:
FileDescriptionFile size
Download this file (Dhikri_i_shkuarjes_për_në_xhami.pdf)Dhikri_i_shkuarjes_për_në_xhami.pdf 412 kB