Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
Transmeton el-Hasen ibn Alij – radijAllahu anhuma –, i cili thotë: i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – më mësoi disa lutje që ti them në namazin e Vitrit:
اللَّهُمَّ اهْدِنِي فِيمَنْ هَدَيْتَ وَعَافِنِي فِيمَنْ عَافَيْتَ وَتَوَلَّنِي فِيمَنْ تَوَلَّيْتَ وَبَارِكْ لِي فِيمَا أَعْطَيْتَ وَقِنِي شَرَّ مَا قَضَيْتَ إِنَّكَ تَقْضِي وَلاَ يُقْضَى عَلَيْكَ وَإِنَّهُ لاَ يَذِلُّ مَنْ وَالَيْتَ وَلاَ يَعِزُّ مَنْ عَادَيْتَ تَبَارَكْتَ رَبَّنَا وَتَعَالَيْتَ
Allahumme-hdinii fijmen hedejt, ue `aafinii fijmen `aafejt, ue teuel-lenii fijmen teue-lejt, ue baarik lii fijmen e`atajt, ue kinii sherr-rra ma kadajt, innKe tekdii ue la jukdaa `alejK, ue innehu la jedhil-lu men ualejt, ue la je`iz-zu men `aadejt, tebarekte Rabbena ue te`aalejt
“O Allah, më udhëzo në mesin e atyre që Ti i ke udhëzuar (Pejgamberët, njerëzit e mirë), më jep mirëqenie (nga sëmundjet e trupit dhe zemrës) në mesin e atyre që Ti u ke dhënë mirëqenie, më mbro dhe më ruaj në mesin e atyre që Ti i ke mbrojtur, më begato në atë që më ke furnizuar dhe më ruaj prej së keqes që më ke caktuar! Me të vërtetë që Ti gjykon me atë që dëshiron dhe askujt nuk i jep llogari për këtë. Pa dyshim që askush nuk e poshtëron dot atë njeri që Ti e ke marrë në Mbrojtjen Tënde, dhe nuk mund ta bëjë ngadhënjyes atë që Ti e ke armiqësuar. I Pastër nga të metat dhe i Lartësuar je o Zoti ynë!”
[Transmeton Ebu Daudi 1425, en-Nesaiu 1745]
Përktheu: Servet Mata