Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Një beduin kishte ardhur te Pejgamberi ﷺ dhe ai ﷺ i tha: ‘A ke patur ndonjëherë ummu-mildem (ethe)?’ Beduini i tha: ‘E çfarë është ummu-mildemi (ethet)?’ Ai ﷺ i tha: ‘Është një nxehtësi midis lëkurës dhe mishit’. Beduini i tha: ‘Jo!’ Ai i tha: ‘A ke ndonjëherë dhimbje koke?’ Ai i tha: ‘E çfarë është dhimbja e kokës?’ Ai i tha: ‘Është një nxehtësi që shfaqet në kokë dhe pastaj godet venat.’ Beduini tha: ‘Jo!’ Kur ky beduin u largua që aty, ai ﷺ tha: “Kush dëshiron që të shohë një banor të Zjarrit, le ta shohë këtë.” [1]
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: جَاءَ أَعْرَابِيٌّ، فَقَالَ النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم: هَلْ أَخَذَتْكَ أُمُّ مِلْدَمٍ؟ قَالَ: وَمَا أُمُّ مِلْدَمٍ؟ قَالَ: حَرٌّ بَيْنَ الْجِلْدِ وَاللَّحْمِ، قَالَ: لاَ، قَالَ: فَهَلْ صُدِعْتَ؟ قَالَ: وَمَا الصُّدَاعُ؟ قَالَ: رِيحٌ تَعْتَرِضُ فِي الرَّأْسِ، تَضْرِبُ الْعُرُوقَ، قَالَ: لاَ، قَالَ: فَلَمَّا قَامَ قَالَ: مَنْ سَرَّهُ أَنْ يَنْظُرَ إِلَى رَجُلٍ مِنْ أَهْلِ النَّارِ أَيْ: فَلْيَنْظُرْهُ
____________________
💠 Zejd el-Medkhalij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ky hadith tregon për vërtetësinë e mrekullisë së Pejgamberit ﷺ ku ai lajmëroi për këtë beduin që është përmendur në këtë tekst se është banor i Zjarrit. Po ashtu, ky hadith tregon se ai që sprovohet me sëmundje, pjesë e së cilës janë ethet, kokëdhimbja, etj., dhe ky person është Musliman i durueshëm që shpreson në shpërblimin e Allahut, atëherë këto dhimbje të llojllojshme janë falje për mëkatet e tij. E që është e kundërta me atë Musliman që gjatë gjithë jetës së tij nuk është sprovuar me ndonjë sëmundje, ky person është në rrezik. E nëse nuk është Musliman, atëherë për të nuk ka kurrfarë hiseje në mëshirën dhe faljen e Allahut.” [2]
💠 Ibën Rexheb el-Hanbelij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Transmetohet nga Fatimeh bint Utbeh se ka thënë: ‘Erdhëm që ta vizitonin të Dërguarin e Allahut ﷺ (te shtëpia e tij) dhe aty pamë një shakull që ishte varur sipër nga i cili pikonte ujë mbi (kokën e) Pejgamberit ﷺ (për ta freskuar atë) për shkak të etheve të forta që kishte. Ne i thamë: ‘O i Dërguari i Allahut, sikur t’i luteshe Allahut që të të shërojë!’ Ai tha: ‘Njerëzit që kanë më shumë sprova janë pejgamberët, pastaj ata që janë më të afërt me ta, pastaj ata që janë më të afërt me ta.’ [3]
Atë që nuk e kapin as ethet e as kokëdhimbja, Pejgamberi ﷺ e quajti nga banorët e Zjarrit. Pra, e llogariti këtë një nga shenjat e banorëve të Zjarrit, kurse atë që e kapin ethet dhe kokëdhimbja, e llogariti një nga shenjat e banorëve të Xhenetit.” [4]
.....................
📚[1] Edebul-Mufred, nr. 495 (Shejkh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka shpallur hasen sahih)
📚[2] Aunu el-Ehad es-Sameh Sherhu el-Edeb el-Mufred, 2/80
📚[3] Silsiletu el-Ehadith es-Sahihah, 1/275
📚[4] Mexhmu’u Rasail Ibn Rexheb, 2/380
Përktheu: Jeton Shasivari