Bismilah...

📖 Et-Talik ‘ala Sahih el-Bukhari, vëll. 4/ fq. 611

 

Transmeton Xhabir bin Abdullah, radijAllahu anhu, duke thënë: “Kaluan pranë nesh disa njerëz që po mbartnin një xhenaze. Në këtë çast, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, u ngrit në këmbë, kështu edhe ne u ngritëm në këmbë. Ne e pyetëm atë duke i thënë: ‘O i Dërguari i Allahut, kjo është xhenazja e një Jehudi!’ Ai tha: ‘Nëse shikoni një xhenaze, ngrihuni në këmbë!’” Transmeton Bukhariu (1311).

عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ ـ رضى الله عنهما ـ قَالَ مَرَّ بِنَا جَنَازَةٌ فَقَامَ لَهَا النَّبِيُّ صلى الله عليه وسلم وَقُمْنَا بِهِ‏.‏ فَقُلْنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّهَا جَنَازَةُ يَهُودِيٍّ‏.‏ قَالَ ‏ "‏ إِذَا رَأَيْتُمُ الْجَنَازَةَ فَقُومُوا ‏"‌‏.‏

_______

💎 Shejkh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk u ngrit në këmbë për të nderuar dhe madhëruar xhenazen e Jehudiut, porse u ngrit për shkak të frikës dhe tmerrit të vdekjes, ashtu siç është shpjeguar shkaku i kësaj në disa transmetime të tjera të këtij hadithi ku ai ka thënë:

إِنَّ الْمَوْتَ فَزَعٌ فَإِذَا رَأَيْتُمُ الْجَنَازَةَ فَقُومُوا

‘Vërtet vdekja është një frikë e tmerrshme.’ Muslimi (960)

Pra, ngritja në këmbë nuk është për ta respektuar xhenazen, porse është nga frika që ka në shpirt njeriu kur shikon xhenazen.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari