Bismilah...

Burimi: Sherhu Sunen Ebi Daud, 36/367

 

Transmetohet nga Amir bin Rabiah, se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Nëse shikoni një xhenaze, atëherë ngrihuni në këmbë derisa ajo të kalojë apo të lëshohet në tokë.” Sahih Sunen Ebi Daud, 3172

عَنْ عَامِرِ بْنِ رَبِيعَةَ، يَبْلُغُ بِهِ النَّبِيَّ صلى الله عليه وسلم ‏ "‏ إِذَا رَأَيْتُمُ الْجَنَازَةَ فَقُومُوا لَهَا حَتَّى تُخَلِّفَكُمْ أَوْ تُوضَعَ

____________________

Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad, Allahu e ruajttë, thotë:

Janë transmetuar disa hadithe që thonë se duhet ngritur në këmbë kur kalon një xhenaze. Gjithashtu, janë transmetuar edhe hadithe të tjera që tregojnë se nuk duhet të ngrihemi në këmbë kur kalon një xhenaze.

Disa dijetarë kanë thënë: ‘Hadithet që thonë se duhet ngritur në këmbë, janë të abroguara, sepse kanë ardhur hadithe tjera që thonë se Pejgamberi nuk ngrihej më në këmbë kur kalonte një xhenaze. Pra, duke u bazuar në këtë, nuk ngrihemi në këmbë për një xhenaze.’

Ka dijetarë të tjerë që kanë thënë: ‘Ngritja në këmbë për xhenazen praktikohet, porse është vepër e preferuar dhe nuk është obligim.”

Kjo do të thotë se në fillim të Islamit ka qenë e ligjësuar që njeriu duhej patjetër të ngrihej në këmbë kur njerëzit mbartnin një xhenaze.

Gjithashtu është thënë: ‘Urtësia e ngritjes në këmbë kur kalohet me një xhenaze është frika që duhet të kemi nga vdekja.’”

 

Përktheu: Jeton Shasivari