📖Burimi: El-Bahru el-Muhitu eth-Thexhaxh fi Sherhi Sahih el-Imam Muslim bin Haxhaxh, vëll. 18, fq. 487, 499
💠 Muhamed Alij Adem Etiopi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Transmetohet nga Amir bin Rabiah, se Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: ‘Nëse shikoni një xhenaze, atëherë ngrihuni në këmbë derisa ajo të largohet nga ju apo të lëshohet në tokë.’ Sahih Muslim (958).
عَنْ عَامِرِ بْنِ رَبِيعَةَ، قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللهِ صلى الله عليه وسلم إِذَا رَأَيْتُمُ الْجَنَازَةَ فَقُومُوا لَهَا، حَتى تُخَلِّفَكُمْ، أَوْ تُوضَعَ
_________________________________
Dobi e katërt:
(Shkaku i parë): Shkaku i ngritjes në këmbë për një xhenaze që kalon është në hadithin e radhës që thotë:
إِنَّ الْمَوْتَ فَزَعٌ فَإِذَا رَأَيْتُمُ الْجَنَازَةَ فَقُومُوا
‘Vërtet vdekja është një frikë e tmerrshme. Nëse shikoni xhenazen, ngrihuni në këmbë.’ [1]
Ky hadith është argument se ne ngrihemi në këmbë për të përkujtuar vdekjen, peshën e madhe të saj dhe duke e konsideruar atë gjënë më të rëndësishme që i shkon ndërmend njeriut, prandaj është njësoj qoftë ajo xhenaze e besimtarit apo qafirit.
(Shkaku i dytë): Shkak tjetër që ne ngrihemi në këmbë është fjala e tij:
"أليست نفسًا"
‘A nuk është shpirt!?’ [2]
(Shkaku i tretë): Në një transmetim të vërtetë nga Imam Ahmedit dhe Ibën Hibbani ka ardhur se shkaku tjetër i ngritjes në këmbë është fjala e tij:
إِنَّماَ تُقُومُونَ إعْظَامًا لِلَّذي يَقْبِضُ اْلأرْوَاح
‘...ju ngriheni në këmbë për të nderuar atë që merr shpirtrat.’ [3]
Kurse në transmetimin e Hakimit që qëndron:
إنَّما قُمْنا للمَلائِكةِ
‘Ne jemi ngritur për melaiket.’ [4]
Ky shkak i ngritjes në këmbë nuk bie ndesh me shkaqet tjera më lart, sepse ngritja në këmbë për shkak të frikës nga vdekja përmban madhërim për urdhrin e Allahut dhe madhërim për ata që i zbatojnë urdhrat e Tij, e ato janë Melaiket.”
______________
[1] Muslimi (960).
[2] Bukhariu (1312).
[3] Imam Ahmedi (6573) dhe Ibën Hibbani (3053).
Transmetohet nga Abdullah bin Amër, se një person e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, nëse kalon pran nesh një xhenaze e qafirit, a të ngrihemi në këmbë për të?” Ai tha: “Po! Ngrihuni në këmbë për të, sepse ju nuk ngriheni në këmbë për xhenazen, por ngriheni në këmbë për të nderuar atë që merr shpirtrat.”
سَأَلَ رجلٌ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ تَمُرُّ بِنَا جَنَازَةُ الْكَافِرِ أَفَنَقُومُ لَهَا؟ قَالَ:نَعَمْ فَقُومُوا لَهَا فَإِنَّكُمْ لَسْتُمْ تَقُومُونَ لَهَا إِنَّمَا تَقُومُونَ إعظاماً للذي يقبضُ الأرواح
Saktësoi hadithin Shejkh Albani në “et-Talikaat el-Hisaaan ala Sahih ibn Hibban”, nr. 3053, sahih li-gajrihi.
[4] El-Hakimi (1/509).
Përktheu: Jeton Shasivari