Burimi: Fetaua ed-Duruus
Pyetje: Hadithi që ka ardhur te Ebu Daudi që thotë se zinaqarit i ngrihet imani në momentin e zinasë?
Përgjigje: Ashtu siç ka ardhur në hadith:
لا يزني الزاني حين يزني وهو مؤمن
“Zinaqari në çastin që bën zina, nuk është besimtar.”
Pra, nuk ka iman të plotë.
لا يسرق السارق حين يسرق وهو مؤمن
“Vjedhësi në momentin që po vjedh, nuk është besimtar.”
Pra, ky nuk ka iman të plotë, por nuk ka bërë kufër me këtë vepër. Kurse Khauarixhët e thonë të kundërtën (zinaqari dhe hajduti janë pabesimtarë gjatë kryerjes së aktit).
Prandaj, ka ndëshkim për këto akte dhe të njëjtën kohë u falet namazi i xhenazes atyre (meqë konsiderohen Muslimanë).
Pyetje: A ka ndonjë kuptim shtesë, se imani i tij ngrihet dhe qëndron sipër tij sikur të ishte re?
Përgjigje: Kuptimi është i përafërt; kuptimi është shtjellim dhe sqarim se ai ka iman, e ka bazën e imanit, ndërkaq ngrihet prej tij imani i plotë. Nëse ai pendohet, imani i tij (i plotë) kthehet.
Përktheu: Jeton Shasivari