Autor: Shejkh Muhamed Ramzan el-Haxhiri
Shkëputur nga kaseta “Prej shkaqeve të devijimit të rinisë”
Thotë Shejkh Muhamed Ramzan el-Haxhiri ndërsa përshkruan Khauarixhët:
“... dhe vrasin ata të cilët i thirrën në Islam, deri sa vjen një hafiz Kur'ani dhe i bie me shpatë ‘Ali Ibn Ebi Talibit duke i çarë kokën dhe i thotë, “Shijoje dënimin e Allahut o armik i Allahut!”
Kush na qenka armiku i Allahut? I përgëzuari me Xhenet...? E shikoni çfarë mashtrimi o vëllezër?!! Kurse ky që iku kush ishte? Kush ishte ai që e vrau? Ishte ‘Abdur-Rrahman Ibn Mulxhem! Kush ishte ‘Abdur-Rrahman Ibn Mulxhem? ‘Abdur-Rrahman Ibn Mulxhem kishte tezkije në një letër, në të cilën shkruhej:
“Nga Prijësi i Besimtarëve, ‘Umer Ibnul-Khattab, për ‘Amru Ibn el-‘As.
Të kam dërguar një burrë duke të dhënë përparësi ty para vetes sime. Bëji atij një vend ku t’u mësojë njerëzve Kur'anin.”
E në të ishte vula e ‘Umer Ibnul-Khattabit.
E ti mos u mashtro ngaqë ky person është prej nxënësave të filanit dhe ky nga nxënësat e shejkh filanit, ai është në rrugën e shejkh filanit e as nuk e ka ndryshuar e as nuk e ka lëshuar atë rrugë. Ai ka letra (d.m.th. tezkije) me shkrimin e filanit dhe filanit!!! Shikojini letrat! Sahabët nuk e morën në konsideratë letrën e ‘Umerit që ia dërgoi ‘Amr Ibn ‘Asit. Tezkijet nuk mbeten nuk vazhdojnë deri në vdekje. Allahu na forcoftë zemrat tona dhe tuajat. Njerëzit ndryshojnë, prandaj i Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lutej:
“Allahumme, ja Mukalibul-Kuluub uel-Ebsar, thebbit kalbij ‘ala Diinik.”
O Zot, o Ti që i kthen zemrat dhe shikimet, forcoje zemrën time në Fenë Tënde.”
Na vjen sot dikush e thotë se Ibn ‘Uthejmini e lavdëron Usame Ibn Ladenin! Atëherë e lavdëroi, mirëpo Shejkh Ibn Bazi përpara se të vdiste – dhe ai kishte paralajmëruar kundër tij në vitin 1407 hixhrij në Mexhmu’ul-Fetaua, vëllimi i nëntë, faqja 100, kishte paralajmëruar duke përmendur emrin e tij, emrin e Fakihut dhe të tjerëve – thotë: “Të humbur”, me këtë përkufizim, i përkufizon si të humbur dhe të tjerët që më përpara i lavdëronin dhe i madhëronin ata, të gjithë thanë: “Të ndalohen me qëllim që të ruhet shoqëria nga e keqja e tyre, Allahu i udhëzoftë.” Të gjithë ata emra...
E kush do të dijë më shumë për të tilla çështje le t’i kthehet librit “Menhexhi i Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz në refuzimin e Njerëzve të Bidatit dhe Kundërshtarëve”. Kështu pra. Dhe ai libër gjendet sot dhe i ka bërë parathënie Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad dhe Shejkh Salih el-Feuzan.”
Përktheu: Alban Malaj