Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën ‘Umer Bazmul

 

 

Pyetje: Sot është përhapur një dyshim i rrezikshëm mes selefive. Thonë se sa herë që i besojmë ndonjë shejkhu selefi, të cilit i kanë dhënë tezkije dijetarët, ngaqë ne i zinim besë dijes së tij e jo ngaqë ishim të lidhur me atë si person, ai papritur rrëzohet. Ne nuk e dimë cili është shkaku, dhe në mënyrë që të ruhemi nga gabimet e tij, sa herë që i mbushim libraritë personale që kemi nëpër shtëpi (me librat e atij shejkhu), i zbrazim prapë me fjalët e dijetarëve (që folën kundër atij shejkhu).

 

Përgjigje: Ky realitet të cilin e përshkroi pyetësi po ndodh sot, dhe e unë e ndjej atë, e mbase kërkesa e pyetësit përmbushet dhe problemi në fjalë sqarohet me përmendjen e këtyre çështjeve:

 

E para: Kuptimi i Selefizmit dhe atribuimi te Selefizmi nuk do të thotë që selefiu nuk bie në gabime, qoftë ai një nxënës i vogël i dijes apo qoftë një dijetar i madh. I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:

 

كل ابن آدم خطاء، وخير الخطائين التوابون

“Të gjithë bijtë e Ademit gabojnë dhe gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen.”

 

E dyta: Nuk trajtohet gabimtari për çdo gabim njësoj siç trajtohen bidatçijtë, dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe është pikë dallimi midis Selefive dhe atyre që janë të ashpër në këtë temë, prej të cilëve janë edhe Hadaditë. Sepse prej kritikave që janë bërë kundër tyre është edhe çështja që ata nuk bëjnë dallim midis gabimit në të cilin ka rënë selefiu dhe gabimit në të cilin ka rënë pasuesi i bidateve dhe epshit, dhe se ata i trajtojnë të dy njësoj! Mirëpo pasuesi i Sunetit këshillohet dhe udhëzohet dhe mbahet mendimi i mirë për të, se ai e pranon hakun dhe kthehet te haku, dhe se kjo nuk është dobësi dhe as frikë, përkundrazi është trimëri edukative, me të cilën Muslimani e përul veten përpara Zotit të tij, sepse haku meriton më shumë që të pasohet!

 

E treta: Selefizëm nuk do të thotë që ndërmjet selefive nuk ndodhin mosmarrëveshje në çështjet ixhtihadije të dijes, sepse kjo ka ndodhur edhe në kohën e Sahabëve; dhe nuk do të thotë se përderisa selefiu ndjek Kur`anin dhe Sunetin sipas kuptimit të Selefëve të devotshëm, ai nuk bie në kundërshtime te çështjet e ixhtihadit, sepse edhe katër Imamët që janë prej imamëve të pasimit të Selefëve të devotshëm, kanë rënë në kundërshtime te çështjet ixhtihadije të dijes, të cilat janë të ditura dhe të njohura!

 

E katërta: Selefizëm nuk do të thotë që zemra e selefiut nuk sëmuret nga epshet e fshehta, siç është dashuria për t’u dukur dhe ashpërsia me vëllezërit e tij. Sido që të jetë, Muslimani është pasqyrë për vëllanë e tij Musliman, e këshillon dhe e drejton atë. Allahu na ndihmoftë!

 

E pesta: Nuk është prej menhexhit të Selefëve të devotshëm detyrimi që të ndjekësh fjalën e dikujt, përveç të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, sidomos në çështjet e ixhtihadit.

 

E gjashta: Dijetari selefi ka mundësi që të flasë kundër një dijetari tjetër selefi dhe mund ta sulmojë atë për shkak të një mangësie të caktuar, mirëpo kjo s’do të thotë se ai e rrëzoi atë. Prandaj, qëndrimi që duhet të mbahet në këtë rast është që të kemi mendim të mirë për të dhe të besojmë se fjala e atij dijetarit ishte si rezultat i ixhtihadit që ka bërë ai, sepse ai ka dy shpërblime nëse e ka qëlluar të vërtetën, dhe ka vetëm një shpërblim nëse gaboi.

 

E shtata: Nëse flet dikush kundër një personi të cilin e njeh se është i drejtë në fe dhe është i besueshëm, nuk pranohet fjala kundër atij vetëm nëse është sqaruar shkaku dhe është shpjeguar xherhi (kritika kundër tij), dhe në parim ai nuk duhet të trajtohet njësoj si personi i kritikuar apo të trajtohet si personi i cili nuk njihet a është i besueshëm dhe i drejtë apo jo.

 

E teta: Mendimi i mirë është parësor, prandaj mos mendo assesi keq për vëllanë tënd Musliman, ndërkohë që t’i mund të gjesh arsyetimin më të mirë për të.

 

E nënta: Nuk ka (në Selefizëm) shenjtërim të personaliteteve. Pyetësi – Allahu e shpërbleftë me të mira – e vuri në dukje këtë te fjala e tij: “…e jo ngaqë ishim të lidhur me atë si person.”

 

E dhjeta: Nuk rrëzohet çdo njeri pse u fol kundër tij, dhe nuk konsiderohet xherh çdo fjalë që thuhet kundër dikujt.

 

E njëmbëdhjeta: Nuk është prej Selefizmit angazhimi për të marrë tezkije nga dijetarët dhe ngarendja mbas tyre. Muslimanit i bën tezkije dija dhe vepra e tij para çdo gjëje tjetër, sepse toka nuk e bën të shenjtë askënd, edhe origjina nuk e bën të shenjtë askënd, po ashtu edhe të bërit xherh mbi njerëzit nuk bën të shenjtë askënd.

 

E dymbëdhjeta: Nuk është prej Selefizmit që të gëzohesh me gabimin e njerëzve dhe kritikimin e tyre dhe që të rrekesh për kritikimin e tyre pa qenë e nevojshme. Nxënësi i dijes nuk duhet të futet te kjo, por duhet ta lejë çështjen në dorën e dijetarëve dhe nuk duhet të bëhet shkak i ndezjes së fitnes dhe t’i hedhë benzinë asaj, por duhet që ta shuajë fitnen duke qëndruar larg zjarrit të saj, me durim, me mendim të mirë dhe duke ia lënë çështjen dijetarëve. Dhe suksesi vjen vetëm nga Allahu.

 

Përktheu: Alban Malaj

 

Fundnota:

[1] Titulli është përshtatur nga përkthyesi dhe nuk është nga autori i fetvasë.

 

 

جواب الشيخ محمد بازمول عن شبهة خطيرة تدور بين السلفيين

 

سؤال :

اليوم أصبحت هناك شبهة خطيرة تدور بين السلفيين، يقولون: " كلما وثقنا في شيخ سلفي مزكى من العلماء لأجل ثقتنا بعلمه ﻻ لتعلقنا بشخصه يسقط فجأة، وﻻ نعلم ما السبب حتى نحتاط من أخطائه ومكتباتنا الشخصية في المنازل كلما ملأنها بكلام المشايخ أفرغناها مرة أخرى".

فكيف يكون الرد على هذه الشبهة التي قد تصبح كالعدوى حتى تهتك بالسلفيين ويتسلط عليهم الشيطان؟ وما نصيحتكم لأبنائك السلفيين.

 

 

الجواب :

هذا الواقع الذي وصفه السائل موجود، وأشعر به، ولعل مما يحقق مراد السائل ويوضح الأمر ذكر ما يلي:

أولاً : ليس معنى السلفية والانتساب إليها أن لا يقع السلفي في أخطاء، سواء كان طالب علم صغير، أم كان عالما كبيراً، والرسول صلى الله عليه وسلم يقول: "كل ابن آدم خطاء، وخير الخطائين التوابون".

ثانياً : ليس كل خطأ يعامل صاحبه معاملة أهل البدع، وهذه قضية هامة جداً، ومحل فرق بين السلفيين والمتشددة في هذا الباب، ومنهم الحدادية، فإنه مما ينكر عليهم عدم التفريق بين الخطأ يقع فيه السلفي والخطأ يقع فيه صاحب البدع والهوى، ويعاملونهما معاملة واحدة عندهم! فإن صاحب السنة يناصح ويوجه والظن فيه قبول الحق والرجوع إليه. وهذا ليس ضعفا و لا خواراً بل هو شجاعة أدبية يدين المسلم بها نفسه لربه، فإن الحق أحق أن يتبع!

ثالثاً : ليس معنى السلفية أن لا يحصل اختلاف بين السلفيين في مسائل العلم الاجتهادية، وهذا أمر واقع الصحابة يدل عليه، وليس معنى كون السلفي يتبع الكتاب والسنة على فهم السلف الصالح أن لا يقع اختلاف في المسائل الاجتهادية، وهؤلاء الأئمة الأربعة من أئمة أتباع السف الصالح حصل بينهم من الاختلاف في مسائل العلم الاجتهادية ما هو معلوم ومعروف!

رابعاً : ليس معنى السلفية أن لا يقع السلفي في أمراض القلوب من الشهوات الخفية، كمحبة الظهور والتعنت مع إخوانه. والحال أن المسلم مرآة أخية المسلم، فيناصح ويوجه ، والله المستعان.

خامساً : ليس من منهج السلف الصالح الإلزام باتباع قول أحد، إلا رسول الله صلى الله عليه وسلم. خاصة في المسائل الاجتهادية.

سادساً : قد يتكلم عالم سلفي في آخر سلفي، ويستطيل عليه بسبب قصور ما، و لا يعني ذلك إسقاطه، والموقف من ذلك هو إحسان الظن، فنعتقد أن كلام ذلك العالم نتيجة اجتهاد رآه، هو فيه بين أجرين إن أصاب، وأجر إن أخطأ.

سابعاً : إذا تكلم أحد في من عرفت عدالته وثقته لا يقبل القول فيه إلا ببيان السبب وتفسير الجرح، فلا يعامل معاملة من هو متكلم فيه أصلاً، أو معاملة من لا تعرف ثقته وعدالته.

ثامناً : إحسان الظن مقدّم فلا تظنن بأخيك المسلم سوءاً وأنت ترى له في الخير محملاً.

تاسعاً : لا تقديس للأشخاص. والسائل جزاه الله خيراً تنبه لهذا في قوله: "ﻻ لتعلقنا بشخصه".

عاشراً : ما كل أحد تكلم فيه يسقط، وما كل كلام في أحد يعد جرحاً.

الحادي عشر : ليس من السلفية الإلحاح على حصول التزكيات من العلماء والسعي وراءها. فالمسلم يزكيه علمه وعمله قبل كل شيء، فالأرض لا تقدس أحداً، والنسب لا يقدس أحدا، و الكلام في جرح الناس لا يقدس أحداً.

الثاني عشر : ليس من السلفية الفرح بعيب الناس وتجريحهم والسعي فيه لغير حاجة، وعلى طالب العلم تجنب الخوض فيه، وترك الأمر بيد أهل العلم، فلا يتسبب في إشعال الفتنة، و قدح أوارها، بل يخمد الفتنة باعتزاله نارها، بالصبر والظن الحسن وأن يوكل الأمر لأهل العلم. والله الموفق