Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij' Ibën Hadij Umejr el-Medkhalij

Burimi: Sherh Kitab el-Fiten min Sahih el-Bukharij, fq.77-78

 

Pyetje: Disa dijetarë e bëjnë bidatçi një person, kurse disa dijetarë të tjerë nuk e bëjnë bidatçi. Nëse dikush nga nxënësat e dijes ndjekin ata dijetarë që nuk e bëjnë bidatçi atë person, a më lejohet mua që ta refuzoj atë?

Përgjigje: Kjo është nga fitnet që janë prezente sot në fushën e davetit. Kjo fitne është përhapur, pavarësisht se te rinia ka shumë që e njohin hakun dhe që e dinë se nuk është kusht ixhmaja për ta shpallur bidatçi një person, porse mjafton një njeri i vetëm që bën xherh dhe tadil; e nëse i bën xherh një grup njerëzish apo ata e shpallin bidatçi, kjo është akoma më parësore dhe e mjaftueshme për muslimanin që kërkon hakun. Kurse pasuesit të epshit nuk i mjafton asgjë. Ai mbahet mbas rrjetave të merimangës.

Ka njerëz që ndoshta nuk janë në dijeni për këtë xherrh, janë të zënë me punë, si dhe ka njerëz që kanë studiuar dhe e kanë marrë vesh që këtij personi i kanë bërë xherh dhe se ai e meriton xherhin, sepse ai është gënjeshtar i madh, i ka rënë besueshmëria, i shan dijetarët, ka nxjerrë parime të prishura që të luftojë menhexhin selefi dhe selefitë. Madje, nëse ata i kanë marrë vesh të gjitha këto, e mbasi që e kanë këshilluar dhe e kanë sqaruar, ai person ka refuzuar, prandaj ata u detyruan që ta shpallin bidatçi. Atëherë çfarë justifikimi i ka mbetur atij që mbetet në këtë gjendje, duke u mbajtur mbas rrjetave të merimangës: "UAllahi filani i ka dhënë tezkije atij, UAllahi ai nuk njihet për bidat"?!

Ata që nuk e bëjnë bidatçi ndoshta nuk e kanë studiuar çështjen e tij dhe ata janë të justifikuar. Kurse njerëzit që ndjekin të pavërtetën duke qenë se e kanë studiuar çështjen e tij dhe mashtrojnë; e kanë marrë vesh se çfarë gjërash të pavërteta ka ai, e prapë se prapë nuk pranojnë ta bëjnë bidatçi atë, përkundrazi e mbrojnë këtë njeri mashtrues e shkatërrues, ata njerëz nuk kanë asnjë vlerë. Kurse ata që heshtin s'kanë asnjë argument që rrinë të heshtur. Përderisa ata që kanë bërë xherh kanë sqaruar çfarë devijimesh ka ai person, është obligim për atë që këshillohet që ta pranojë fjalën e tyre sepse argumenti është me ata që kanë bërë xherh dhe nuk është me atë që mbahet mbas rrjetave të merimangës, siç e përmenda më përpara. Ai njeri s'ka asnjë argument përpara Allahut - 'Azze ue Xhel-le -. Mirëpo ju duhet t'i braktisni ata njerëz të ultë.

 

Përktheu: Alban Malaj