Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Pyetje: Allahu u shpërbleftë me të mira. Thotë pyetësi: Dëgjova në një prej kanaleve Islame një mendimtar që thoshte se prej urtësisë është që të bashkëpunohet me xhematet Islamike kundër sekularistëve dhe të tjerëve si ata. A është e saktë kjo fjalë?
Përgjigje: Jo, kjo nuk është e saktë. Ne nuk bashkëpunojmë me njerëzit e Batilit (të pavërtetës). Ne nuk bashkëpunojmë me sektet e devijuara, kurrë. Porse ne bashkëpunojmë me vëllezërit tanë që janë në rrugën e drejtë, në bindje ndaj Allahut dhe në përputhje me menhexhin e shëndoshë. Me ata bashkëpunojmë, kurse me ata që janë të devijuar, të humbur dhe që e kundërshtojnë Ehli-Sunetin dhe Xhematin nuk bashkëpunojmë, sepse ky është bashkëpunim në gjynah dhe në shkeljen e kufijve dhe është justifikim për devijimin në të cilin ndodhen ata. Po. Pastaj, ne s'kemi dobi nga ata. Kanë thënë se kush nuk është në fenë tënde s'të bën dobi. Kjo është ashtu sç thotë populli: "Ai që nuk është në fenë tënde s'të bën dobi." Po.
Përktheu: Alban Malaj