Autor: Shejkhul-Alameh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin
Burimi: Sahab.net
Pyetësi thotë: A është prej urtësisë bashkëpunimi me grupacionet Islamike të cilat janë i drejtojnë përpjekjet e tyre kundër sekularizmit, komunizmit dhe ideologjive të tjera shkatërrimtare, apo prej urtësisë është braktisja e këtyre grupacioneve dhe braktisja e veprimtarisë politike në mënyrë kategorike? Allahu ua shpërbleftë me të mira.
Përgjigje: “Urtësia për sa u përket këtyre grupacioneve është që të punojmë sipas asaj që kanë ndjekur Selefët e mirë, të ndjekim rrugën e saktë, të rregullojmë vetet tona fillimisht, pastaj të përmirësojmë të tjerët. Dhe tek kjo ka refuzim të mjaftueshëm për armiqtë. Kurse të punosh me sektet e tjera të devijuara, ato të cilat i atribohen Islamit, kjo nuk u shton gjë tjetër armiqve përveç se ashpërsi, ngase ato (sekte) do të fusin tek ne bidate devijante, e do të thonë: “Ju thoni këtë gjë, ngase ne përpara tyre jemi një grup i vetëm.” E kështu do të ketë pasoja të rënda tek ky bashkim i cili përfshin edhe bidate dhe sunet. Mirëpo ne i lëmë mënjanë të gjitha këto dhe thërrasim në një rrugë të vetme, dhe ajo është rruga e Selefëve të mirë, e ajo është mëse e mjaftueshme.
E kjo ide që thotë të bashkohemi të gjithë, pasues të Sunetit dhe pasues të Bidatit, për t’iu kundërvënë armiqve, kjo ide është tamam se i puna e atij që thotë: “Sillini hadithet e dobëta (da’if) dhe i bëjmë bashkë për inkurajuar për vepra të mira, dhe i bëjmë bashkë hadithet e dobëta për paralajmërim, për t’i nxitur njerëzit që t’i binden Allahut dhe t’i paralajmërojmë për gjynahet, dhe kjo është gabim. Për këtë arsye ne nuk mendojmë se lejohet argumentimi me hadithet e dobëta për të nxitur për vepra të mira e as për të paralajmëruar për gjynahet, nuk mendojmë se ato duhet të përmenden, kategorikisht! Përveç atëherë kur bëhet fjalë për të sqaruar dobësinë e tyre, ngase hadithet e sakta (sahijh) janë të mjaftueshme. Pokështu, edhe rruga e Selefëve të mirë, e pastër nga ndotja e bidateve, është e mjaftueshme!”
Përktheu: Alban Malaj