Bismilah...

Autor: Shejkhul-Alameh Mukbil Ibn Hadij el-Uadi’ij rahimehullah

Burimi: el-Mekhraxh minel-Fitneh (fq. 8-9)

Marrë nga: Sahab.net

“Nuk kanë qenë Selefët rahimehumAllah të ndarë xhemate-xhemate, ku çdo xhemat merr për prijës një xhahil që është i babëzitur mbas udhëheqjes, i cili i shpall të tjerët të devijuar dhe paralajmëron kundër tyre. Por ata kanë qenë një Umet i vetëm, miqësojnë për hir të Allahut dhe armiqësojnë për hir të Allahut, ashtu siç i udhëzoi Zoti i tyre me Fjalën e Tij:

إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ وَالَّذِينَ آَمَنُوا الَّذِينَ يُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَهُمْ رَاكِعُونَ

[blockquote]“Me të vërtetë miku juaj është Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë, që falin namazin, japin zekatin dhe janë të përulur.”[/blockquote] [el-Ma`ideh, 55]

Vërtet, ne s’jemi të çuditur nga përçarjet midis mbretërve dhe presidentëve ngase ata janë njerëz dynjaje, por ajo që i plagos zemrat tona është përçarja e atyre që thërrasin për tek Allahu. Dhe ata e bëjnë realitet përçarjen që duan armiqtë e tyre . Ne nuk i thërrasim xhematet që t’i braktisin mendimet e tyre e të marrin mendimet e ndonjë xhemati tjetër, porse ne themi që xhematet duhet t’i braktisin mendimet e tyre të gjitha kryekëput, dhe të gjykojnë me Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala Aalihi ue sel-lem), sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

وَمَا اخْتَلَفْتُمْ فِيهِ مِنْ شَيْءٍ فَحُكْمُهُ إِلَى اللَّهِ ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبِّي عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ أُنِيبُ

[blockquote]“Për çdo mosmarrëveshje që do të keni mes veti, gjykimi i saj duhet t’i kthehet Allahut. Ky është Allahu, Zoti im. Atij i jam mbështetur dhe tek Ai kthehem i penduar.”[/blockquote] [esh-Shuura, 10]

Dhe ka thënë:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآَخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلًا

[blockquote]“E nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, atëherë ktheheni atë (për gjykim) tek Allahu dhe i Dërguari, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.”[/blockquote] [en-Nisa, 59]

Unë e di me bindje të thellë se shumicën e rasteve pasuesit e xhemateve kërkojnë të vërtetën, dhe sikur ta dinin që kjo përçarje nuk lejohet në Fe, ata do ta braktisnin udhëheqësin e tyre fanatik, të vobektë e të babëzitur mbas udhëheqjes, edhe sikur ai të jetë flijuar për Islamin.”

Përktheu: Alban Malaj