Bismilah...

Shejkh Rabij ibn Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142212

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira – Shejkhu ynë i nderuar – ju keni njohuri për atë që ndodh sot në mesin e Selefijve dhe shumë prej atyre për të cilët kishim mendim të mirë dhe që ishin mbrojtës të D’auetit Selefij dhe thirrës për tek ai, na është bërë e qartë se ata janë kundërshtarët e D’auetit. Andaj, cilat janë shkaqet që të shpijnë deri tek kjo sipas këndvështrimit tuaj?

Neve dëgjuam gjatë fjalimit tuaj diç nga kjo, por në mënyrë që mos të thoni se jemi treguar të shkujdesur për pyetjet e disa vëllezërve.


Përgjigje, Shejkh Rabij:

Prej shkaqeve të devijimit – Allahu na ruajttë – janë epshet. Një person e di hakun dhe i di njerëzit e hakut dhe i di argumentet e tij, kur papritmas ai ndryshon. Cili është shkaku? Shkaku është se atë e ka braktisur Allahu – Tebareke ue Te’ala –.

مَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَلا مُضِلَّ لَهُ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلا هَادِيَ لَهُ

“Atë që udhëzon Allahu, s’ka kush ta devijojë, e atë që devijon Allahu s’ka kush ta udhëzojë.”

Subhanhehu ue Te’ala.

Kurse pasuesit e epsheve erdhën nga epshet.


أَفَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَهَهُ هَوَاهُ وَأَضَلَّهُ اللَّهُ عَلَى عِلْمٍ وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ وَجَعَلَ عَلَى بَصَرِهِ غِشَاوَةً

“A e ke parë atë që epshin e vet e ka bërë të adhuruar (ilah); dhe Allahu e ka devijuar atë pasi që i mbërriti dija dhe ia ka vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij.” El-Xhathijeh, 23

Pra, epshi e fundos pasuesin e tij dhe e devijon atë nga Rruga e drejtë. Dhe nga shkaqet mund të jetë dashuria për gjëra materiale, dashuria për grada dhe pozitë. Dhe ai i sheh selefijt të dobët e të gjorë; do të jetë me mëdhenjtë; do pasuri, do pozitë dhe fillon të ndryshojë. Allahu ju bekoftë. Allahu Ekber.

Gjënë e parë që e pason është epshi dhe lakmia. Pejgamberi – ‘alejhi ue salatu ue selam – ka thënë:

اتقوا فتنا كقطع الليل المظلم يمسي الرجل مؤمنا و يصبح كافرا أو يصبح مؤمنا و يمسي كافرا يبيع دينه بعرض من الدنيا

“Kini frikë prej fitneve, të cilat janë sikur një pjesë e natës së errët, në të cilën njeriu ngryset besimtar dhe gdhihet kafir apo gdhihet besimtar dhe ngryset kafir, e shet Fenë e tij për ndonjë përfitim të dynjasë.”

E shikove! Njëri gdhihet besimtar dhe në mbrëmje e sheh se ka ndryshuar. Ne nuk themi se ai është kafir. Ai mund bëhet bidatçi, hizbij, murxhij, kaderij, e kështu me radhë. E tërë kjo ndodh për shkak të epshit dhe dashurisë për pasuri, e shet fenë e tij për përfitime të kësaj dynjaje.

Ai sheh njerëz – një xhemat prej xhematëve – se kanë pasuri, kanë pozitë e kanë këtë e atë...kurse ky është me një xhemat të gjorë që nuk kanë pozitë e as pasuri, ai dëshiron që të kënaqet në jetën e kësaj botë, kështu që, ai pushtohet nga epshi dhe dashuria për këtë botë. Allahu ju bekoftë.


"‏ مَا ذِئْبَانِ جَائِعَانِ أُرْسِلاَ فِي غَنَمٍ بِأَفْسَدَ لَهَا مِنْ حِرْصِ الْمَرْءِ عَلَى الْمَالِ وَالشَّرَفِ لِدِينِهِ ‏"

“Dy ujqër të uritur që dërgohen në mesin e një kopeje delesh nuk janë më të dëmshëm për to sikur (që janë të dëmshëm) për Fenë e njeriut babëzia për pasuri dhe fama.”

Dashuria për pasuri, zelli për pasuri, zelli për famë, e prishin fenë e njeriut duke i bërë dëm të madh, dhe e pushtojnë atë ashtu siç i pushton uria dy ujqër në vathën e dhenve. Çfarë mbetet prej tyre (dhenve)? Ujqërit do t’i mbysin të gjitha dhe do t’i hanë.

Pra, tek ky njeri nuk do të mbetet nga Feja e tij ndonjë gjë – Allahu na ruajttë – përveç se atë që do Allahu. Allahu ua shtoftë jetën (hajakumullah).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari