Bismilah...

 

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajt)
Burimi: Shkëputur nga një ligjëratë e mbajtur në “Mesxhid et-Teuhijd” në Ta’if, me titull: “et-Tahdhir minel-Furkati uel-Ikhtilaf


Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu e ruajt) ka thënë:

”Për sa kohë që Akideja është e paqëndrueshme dhe e papastër, Muslimanët nuk mund të bashkohen. Nuk ka mundësi që të bashkohet ai që është në Bidat me atë që është në Sunet, ebedan (KURRË)!

Është e pamundur që të bashkohet njeriu me Akijde të prishur me një njeri që ka Akijde të saktë, edhe pse ata kanë të njëjtin emër (d.m.th. ata quhen të dy Muslimanë).

Duhet patjetër që fjala e Muslimanëve të bashkohet në Teuhid, në Akijden e saktë, në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Duhet patjetër që Muslimanët të lidhen me njëri-tjetrin, të bashkohen tek ajo (Akideja e saktë) dhe të ndjekin atë që vjen nga kjo (lidhje e bashkim), për sa kohë që kjo nuk kalon në mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).



Prandaj i Dërguari i (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

Allahu kënaqet me ju për tri gjëra: që ju ta adhuroni Atë (të vetëm) dhe të mos i shoqëroni Atij asgjë; që ju të kapeni të gjithë se bashku tek Litari i Allahut e të mos përçaheni; dhe që ju të jepni këshillë të sinqertë për atë që është në krye të punëve tuaja (udhëheqësi).

Kurse ai që thërret për bashkimin e Muslimanëve, megjithëse ata kanë mospajtim në Akijden e tyre, nuk ka dyshim që kjo është e pamundur. Ai që do t’i bashkojë Muslimanët, megjithëse ata janë në besime të papajtueshme, megjithëse ata janë në besime të paqëndryeshme, kjo as që mund të përfytyrohet, njësoj si ai i cili përpiqet të bashkojë ujin me zjarrin - (Kjo është e pamundur)! Ose të bashkojë (sikurse është thënë) zvarranikun me peshkun. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë, sepse zvarraniku jeton në tokë, kurse peshku jeton në det...”

 

Përktheu Alban Malaj