Autor: Muhamed bin Umer Salim Bazmul
A e dini o vëllezër, se pas këtyre lëvizjeve hizbije dhe këtyre xhemateve qëndrojnë agjencitë botërore të shërbimeve sekrete. Shikoni! Që nga ajo kohë, themelimi i Vëllazërisë Muslimane, në vitin 1928. E themeloi atë Hasan el-Benna bashkë me profesorin Ahmed es-Sukkerij. Pastaj Ahmed es-Sukkerij u nda nga Hasan el-Benna dhe i tha atij: “Ti e ndryshove metodën për të cilin kemi rënë dakord për të bërë thirrje në fe! Ti u ndave nga unë! Rruga që ke zgjedhur ti, nuk është mirë!” Kështu ai e braktisi atë. E ky ishte shoku i tij që e themeluan këtë xhemat. Këtë xhemat vazhdoi ta udhëheq vetëm Hasan el-Benna.
Hasan el-Benna prej kujt merrte mbështetje financiare? Nga Britania dhe nga Komunistët u vinin ndihma financiare. Çfarë është kjo, ore! Çfarë është kjo, ore! Madje edhe Ahmed Shakir ka thënë: “Ne e kemi vërtetuar me argumente të pamohueshme se ky xhemat i merr këto financime nga ata.”
Agjencia e shërbimeve sekrete britanike dhe agjencia e shërbimeve sekrete të Bashkimit Sovjetik, për çfarë po i ndihmojnë Vëllazërinë Muslimane, nga dashuria për të përhapur Islamin? Nga dëshira për të përhapur fenë Islame? Jo! Nuk është e vërtetë se ata e duan këtë gjë. Nuk është e vërtetë se ata e duan këtë gjë. Mbrapa këtij finacimi fshihet diçka tjetër.
Madje, edhe këtij Muhamed Surur Zejnul-Abidinit, në vitet e fundit, tridhjetë vitet e fundit përafërsisht, i hapën atij zyrë për studime strategjike në Britani. Dikujt i lind pyetja dhe thotë: Ky njeri i dëbuar dhe i përzënë që e ka lënë shtetin e vet, si e hapi këtë zyrë? Prej nga i vijne ndihmat? Si mundi ta themelojë atë revistë dhe të botojë libra me emrin e kësaj qendre? Kush e përkrahte dhe kush i jepte atij? Mbeten me pikëpyetje.
Siç janë këta “thirrësit e ringjalles së fesë” që i kemi ne këtu (në Arabinë Saudite) të cilët i shohim se kanë shumë pasuri, ndërtojnë pallate të mëdha dhe gjëra të mëdha. Pas një kohe, ne e morëm vesh se kjo pasuri u vinte nga Katari, nga filan vendi e filan vendi, saqë i kanë fotografuar duke dalë edhe me valixhe dore. Nasir el-Umerin e kanë fotografuar, e kanë fotografuar Aid el-Karnin, e kanë fotografuar Muhamed el-Arifin duke dalë me valizhe dorë në këtë mënyrë.
Përktheu: Jeton Shasivari