Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën 'Umer Bazmul

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka për gëzimin me vdekjen e kokave të njerëzve të bidateve dhe devijimit dhe a nuk bie ndesh ky gëzim me hadithin e Pejgamberit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: "Mos i shani të vdekurit sepse ata kanë shkuar për të marrë shpërblimin e asaj çfarë kanë punuar."

Përgjigje: Gëzimi me vdekjen e njerëzve të bidateve dhe kokave të bidatçijve është një gjë që ka ndodhur te Selefët e devotshëm, Allahu qoftë i kënaqur me ta, në situata të shumta. Njësoj siç ndodhi me vdekjen e këtij njeriu në këtë ditë sot, i cili ka qenë sebep i sprovimit të njerëzve, shkaterrimit të shteteve, vrasjes së shumë njerëzve, shkaktimit të problemeve shumë të mëdha në lindje e në perëndim, në veri e në jug të atyre shteteve.

Ishte ky njeri që ka thënë: "Po thonë për mua se unë jam hatibi i fitneve. Nëse kjo që po bëj unë është fitne, atëherë unë e lus Allahun që të qëndroj në këtë fitne dhe që të vdes në këtë fitne..."

Çfarë fitne ishte ajo? Ishte ajo fitne që u mundësoi dhe ndihmoi në realizimin e planeve të shërbimeve sekrete evropiane dhe amerikane, në shtetet islame. U zbulua tashmë që ata kanë qenë agjentë të atyre shërbimeve sekrete, kundër Islamit dhe muslimanëve, Allahu na dhëntë neve falje dhe mirëqenie.

Kështu që, sa i përket gëzimit me vdekjen e këtij njeriut që vdiq sot, unë e lus Allahun e Plotëfuqishëm e të Madhërishëm që ta lumturojë zemrën e atij që gëzohet me vdekjen e tij, ngaqë ky njeri ka qenë një prej kokave të bidatçijve, nga njerëzit kryesorë që kanë përhapur bidate dhe devijime, si dhe ka patur një ndikim shumë të madh në përhapjen e fitneve, shkatërrimit dhe belave që pllakosën të gjitha vendet e botës islame. Ai ka qenë koka kryesore e këtij revolucionit që ndodhi nga viti 2011 apo 2010.

Ne e lusim Allahun që të na japë falje, mirëqenie dhe shpëtim. Falenderimi i takon Allahut që nuk na ka sprovuar neve me atë që ka sprovuar atë njeri, porse na ka ngritur neve lartë mbi shumë prej robërve të Tij.

Lavdërimet dhe paqja e Allahut Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe Shokët e tij.

 

Përktheu: Alban Malaj