Allahu i Lartësuar thotë:
وَإِذْ قُلْنَا ادْخُلُوا هَٰذِهِ الْقَرْيَةَ فَكُلُوا مِنْهَا حَيْثُ شِئْتُمْ رَغَدًا وَادْخُلُوا الْبَابَ سُجَّدًا وَقُولُوا حِطَّةٌ نَّغْفِرْ لَكُمْ خَطَايَاكُمْ ۚ وَسَنَزِيدُ الْمُحْسِنِينَ فَبَدَّلَ الَّذِينَ ظَلَمُوا قَوْلاً غَيْرَ الَّذِي قِيلَ لَهُمْ فَأَنْزَلْنا عَلَى الَّذِينَ ظَلَمُوا رِجْزاً مِنَ السَّماءِ بِما كانُوا يَفْسُقُونَ
“Kur ne u thamë atyre: ‘Hyni në këtë qytet dhe pastaj hani prej aty çfarë të dëshironi dhe hyni te porta e qytetit duke bërë sexhde dhe thoni “Hittatun” (na fal neve) që Ne t’ua falim mëkatet tuaja dhe Ne do t’u japim shpërblime më shumë atyre që kanë bërë adhurime me përpikmëri. Kështu, ata (Jehudët) që bënë zullum, ndryshuan një fjalë duke e bërë ndryshe nga ajo që u ishte thënë. Kështu ne zbritëm dënim nga qielli mbi ata që bënë zullum për shkak se ishin të pabindur.” El-Bekare, 58-59
___________________________-
Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Jehudët u urdhëruan që të thonin “hittatun - حِطَّةٌ ” kurse ata thanë “hintatun - حِنْطَةٌ ” duke i shtuar një shkronjë kësaj fjale dhe si rrjedhojë e kësaj, ata i kaploi dënimi. Nga kjo na bëhet e qartë se të shtosh në fe dhe të shpikësh bidate në Sheriat është një rrezik shumë i madh që shkakton dëme të rënda. Kjo ishte vetëm për ndërrimin e një fjale (fjalës hittatun) që do të thotë “falje”, e që u bë shkak për atë dënim, e çfarë mendon ti për ndryshimin e cilësive të të Adhuruarit? [1]
Shejkh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Jehudët në vend që të thonin “hittatun – kërkojmë falje”, thanë “hintatun – grurë”. Pra, ata me këtë thanë: “Ne duam që të mbushim barkun me ushqim, nuk duam falje mëkatesh.” Allahu na ruajttë!
Këtu nga ky ajet tregohet se sa i shëmtuar është keqinterpretimi dhe ndryshimi i çështjeve të fesë, sepse Jehudët ndryshuan fenë. Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, e ka përngjasuar me shkronjën “L” te fjala “isteula” që bënë Xhehmijet, me shkronjën “N” të Jehudëve te fjala “Hintatun”.
Pra, Muëtezilët, Xhehmijet, Esharijet thanë se fjala “isteua – u ngrit, u lartësua” do të thotë “isteula – mbizotëroi, pushtoi, mundi.” [2]
_________________
[1] el-Xhamiu li Ahkami el-Kuran, 1/415
[2] Tefsiru Surati el-Bekareh (ajeti i 58-të), audioja 9b
Përktheu: Jeton Shasivari