Njëri e pyeti Ebu Bekër bin Ajashin duke i thënë: “O Ebu Bekër, kush është Sunnij?” Ai i dha një përgjigje shumë të bukur, duke i thënë: “Sunnij është ai njeri që kur refuzohen bidatet, nuk zemërohet për ndonjë gjë të bidateve.” [1]
Pse (nuk zemërohet)? Sepse ai nuk i atribuohet ndonjë gjëje tjetër përveç se Sunetit. Kështu që, ai nuk preket kur shahen bidatet dhe njerëzit e bidateve. Ai nuk preket kur kritikohen librat e njerëzve të bidateve dhe shkrimet e tyre, e që është e kundërta me atë që është fëlliqur me njerëzit e bidateve apo shkrimet e tyre, edhe në qoftë se ai pretendon se është në Sunet. Ky njeri pëlcet nga inati dhe hidhërimi kur kritikohet bidati i këtij bidatxhiu apo grupi i tij. E si do jetë halli nëse ai e kritikon bidatxhiun haptazi duke e përmendur atë me emër? Atëherë pa dyshim se ka për ta zënë belaja këtë që e kritikoi ose ka për t’u bërë kijameti për të.
Për këtë arsye, mund të vëresh se disa njerëz që u atribuohen grupeve të caktuara, nëse përmenden të këqijat e atij grupi, zemërohen tej mase dhe u prishet çehrja. Pastaj, i vjen shejtani dhe ia zbukuron këtë zemërim duke i thënë se është zemërim për fenë e Allahut, të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit, kurse e vërteta është se ai po shfaq zemërim për grupin e tij apo njerëzit e këtij grupi, deshe s’deshe kështu është. Sepse të këqijat është detyrë që të refuzohen dhe të paralajmërohet kundër tyre. E kur dikush zemërohet kur refuzohen të këqijat me qëllim që njerëzit të ruhen prej atyre, atëherë ky që zemërohet është pasues i bidateve dhe në zemër ka mjegullira.
________________
[1] Esh-Sheriah, e Axhurrit, 5/255. Sherhu Usul Itikad Ehli Sunneh ue el-Xhema’ah, Lalikait, 1/63
Përktheu: Jeton Shasivari