Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ajid esh-Shimmeri

Burimi: http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=21051

 

 

A të tregohemi frikacakë, kurse Kurani dhe Sunneti është me ne? Turp na qoftë ne selefijve që të tregohemi frikacakë në mbrojtjen e hakut, kurse njerëzit e të kotës (bidatçijtë) marrin guximin të mbrojnë të kotën e tyre. Allahu mos dhëntë begati në atë jetë në të cilën njeriu jeton si frikacak i poshtëruar. Allahu mos e bekoftë atë jetë. Nuk ka shije pija e as ngrënia e asaj jete. Pasha Zotin e Kabes!

 

Ose të jetojmë si selefij, të mbajmë kokën lartë dhe ta ndihmojmë dauetin e Pejgamberit, Muhamedit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – t’i përkrahim etheret e Selefëve, t’i përkrahim dijetarët tanë në këtë kohë, dijetarët e sunnetit, si: Albani, Ibën Bazi, Ibën Uthejmin, Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Abdullah el-Gudejan, Shejkh Luhejdan, Shejkh Rabij dhe dijetarë të tjerë që kanë përhapur selefizmin. Përndryshe, nuk ka mirësi te ne! Nuk ka mirësi te ne pasha Zotin e Kabes!

 

Po çuditem! Pse e gjithë kjo fushatë e egër kundër dauetit selefij?! Pse e gjithë kjo fushatë e ashpër kundrejt selefijve?! Pse i gjithë ky lavdërim për njerëzit e bidateve?! Përse e gjithë kjo?!

 

Ku është xhelozia jote o ti që pohon se Allahu u ngrit mbi Arshin e Tij?

Ku është xhelozia jote o ti që pohon se Allahu është gjithmonë lart me Veten e Tij?

Ku është xhelozia jote o ti që pohon se nuk e sjell dobinë dhe dëmin askush tjetër përpos Allahut? Dhe nuk kërkon ndihmë në vështirësi dhe nuk kërkon mbrojtje vetëm se nga Allahu? Nuk ke mendim se lejohen nuskat (hajmalitë) e as që lejohet betimi në dikë tjetër pos në Allahun?

Ku është xhelozia jote kur ti sheh se imamët e tu që thërrasin në po të njëjtin dauet, nënçmohen dhe shahen, kurse lavdërohet ai që mohon Istiuanë dhe thotë se Allahu është kudo, e shumë të tjera, dhe ky na bëhet imam në Fe?! Ku është xhelozia jote o vëlla?!

 

A deri në këtë nivel kemi mbërritur?! A deri në këtë gjendje jemi katandisur? Ajo është fe që kush kapet pas saj bëhet i fuqishëm dhe krenar dhe ai që e lëshon atë, poshtërohet dhe nënçmohet. Feja është xhenet, ai i cili ec drejt rrugës së saj, ka ngadhënjyer, dhe ai që e lë atë rrugë ka humbur.

Ai është Zot Bujar, i Pastër nga çdo e metë dhe i Lartësuar, ai që kapet fort pas urdhrave të Tij, do t’i shtohet fuqia dhe krenaria. Ai do jetë i fortë dhe ballëlartë për shkak të krenarisë që do t’i jap Allahu. Përndryshe, nuk ka mirësi në jetën e tij.

 

Kanë filluar që ulemat tanë t’i akuzojnë me lloj-lloj akuzash dhe dijetarët tanë po na akuzohen me akuza të ndryshme, kurse nga ana tjetër, Khauarixhët, Mutezilët dhe Esharijt e kësaj kohe, na janë bërë imamë? Dhe se ata na qenkan muxhahidat dhe trimat? Ata na qenkan burrat dhe heronjtë? Ata duan t’ju vrasin shpirtërisht njëherë e mirë – o ju selefij.  Duan që t’ju zhveshin nga selefizmi juaj, andaj qëndroni të palëkundur në të. Ju keni me vete argumentet. Të mos ju mashtrojë cilësia e fjalëve të tyre.

 

Euza’i thotë:

"عَلَيْكَ بِآثَارِ مَنْ سَلَفَ وَإِنْ رَفَضَكَ النَّاسُ ، وَإِيَّاكَ وَ آرَى الرِّجَالِ وَإِنْ زَخْرَفُوا لَكَ بالْقَوْل"

“E ke obligim që të kapesh pas gjurmëve të Selefëve edhe në qoftë se të refuzojnë njerëzit. Ki kujdes nga (pasimi) i mendimeve të njerëzve edhe në qoftë se të zbukurohen ty me fjalë.”

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari