Autor: Shejkh Ajid esh-Shimmeri
Kur erdhi Shejkhul-Islam ibën Tejmijeh, të gjithë njerëzit ishin të bashkuar në sufizëm, esharizëm përveç atij që e kishte mëshiruar Zoti yt. Megjithëkëtë, ai i bëri ata copë e çikë (duke i refuzuar të gjithë). Për çfarë arsyeje? Për arsye që të nxjerrë Sunnij; të nxjerrë Selefij.
Për këtë arsye Nasiruddin ed-Dimeshkij në librin e tij madhështor “er-Reddul-Uafir” – ku lavdëron Ibën Tejmijen dhe shkruan për biografinë e tij – përmend një fjalë të Dhehebiut i cili thotë: “Ibën Tejmijeh ndihmoi rrugën e Selefizmit.”
Nuk e di tani se ç’i ka gjetur njerëzit dhe çfarë përhapin se gjoja selefizmi na qenka gjë e re. Disa njerëz thonë se ç’është selefizmi? Ç’është selefizmi?! Ë? Çudi! Çudi! Tani, na doli se ç’është selefizmi! Tani na dolën duke thënë vetëm Ehli Sunneh ue Xhema’ah. S’ka selefizëm.
Kurse për Ibën Tejmijeh, Dhehebiu në librin “Sijer” thotë: “Ai ishte selefij.” Në librin “er-Reddul-Uafir” ed-Dimeshkij përcjell një fjalë të Dhehebiut – e cila gjendet në faqe – thotë: “Ai e ndihmoi rrugën e Selefizmit.”
Dijetarët e Nexhdit duke filluar nga Muhamed bin Abdul-Uehhab, e me qindra vite më radhë, thonin: filani e filani ishte Hanbelij Selefij. Lexoni broshurat e dijetarëve të Nexhdit, (fjalë të paqarta) pesë vëllime, emrat e tyre mbarojnë “selefij, selefij.” Dijetarët tanë Abdul-Aziz ibën Baz, ibën Uthejmin dhe të tjerë nga dijetarët e dauetit selefij... tani na doli daueti selefij si diçka e çuditshme, e re. Për herë të parë po dëgjojmë për të. Kurse Ikhuanul-Musliminët? Jo! Ata janë në rregull. Janë vëllezërit tanë! Mos të bëjmë përçarje! Tebligët janë vëllezërit tanë! Mos të bëjmë përçarje!
Fjala “Teblig” është bërë e zakonshme!
Fjala “Ikhuanul-Muslimin” është bërë e zakonshme!
Fjala “Xhemati i Xhihadit” është bërë e zakonshme!
Fjala “(Xhemati) i Tekfirit dhe Hixhretit” është bërë e zakonshme!
Të gjitha këto fjalë janë bërë të zakonshme!
Përveç selefizmit, që është bërë e huaj, e çuditshme. Sikur të ketë lindur dje. Kurse ai ekziston prej qindra vitesh dhe njerëzit ecin me të. Na është bërë i huaj! Pse? Sepse ata duan që ta shuajnë Dritën e Allahut, kurse Allahu do ta përsosë Dritën e Tij edhe pse këtë e urrejnë pabesimtarët. Duan që ta shuajnë atë që quhet “Selefij.” I përmend para tyre ata që quhen “el-Ikhuanul-Muslimin.” Po! Tebligët! Po! Ky xhemat është i njohur. Por, kur ua përmendën (fjalën) Selefij, thonë: “Ç’është kjo ‘Selefij,’ na keni përçarë o vëlla.”
SubhanAllah. Fjala “Selefij” na është bërë përçarëse! Pse?!
Po them, o ju të dashur, se tek ky kriter janë mbështetur Selefët gjatë gjithë këtyre viteve, Allahut i takon lavdërimi dhe prej Tij vjen begatia. Shejkhul-Islam Muhamed ibën Abdul-Uehhab kur erdhi në Nexhd dhe filloi dauet, pa se njerëzit shkonin (duke bërë shirk) te pema, guri dhe varret. Çfarë bëri ai? I përçau ata dhe thirri për përmirësim, thirri për në Teuhid. Nuk u tha se përçarja dhe ndarje e tyre është gjë e qortuar, por përkundrazi, ai u bë ripërtërirës (muxhedid), imam dhe Shejkhul-Islami i dytë – Muhamed ibën Abdul-Uehhab –, Allahu e mëshiroftë.
(Abdullah) Eba Betin, (Sulejman) ibën Sahman, (Is’hak bin Hamed) bin ‘Atik, dhe Ali Shejkh, dhe dijetarë të tjerë. Dijetarët si Shejkh Bin Baz, Shejkh Ibën Uthejmin, Shejkh Salih el-Luhejdan, Shejkh Salih el-Feuzan, Shejkh Salih el-Atram, Ibën Gudejan dhe të tjerë. Shejkhu jonë Shejkh Rabij, Shejkh Muhamed el-Xhamij, Shejkh Salih es-Suhejmi dhe dijetarë të tjerë. Kur këta thirrën në sunnet, thirrën që të hiqet dorë nga bidatet, thirrën drejt rrugës së Selefizmit, përse ata filluan që të prishin imazhin e këtyre?
Kurse thirrësit e të kotës që jetojnë në gjirin e Amerikës si puna e Umer Abdu-Rrahman me shokët e tij, këta na janë bërë trimat! Ata që jetojnë në gjirin e Britanisë si puna e (Muhamed) Surur Zejnul-Abidin, Muhamed el-Abduh dhe të tjerë, ata na janë bërë trimat. Ne jemi bërë njerëz pa mend!
Ai që e qorton përngjasimin me qafirat, siç janë dijetarët tanë që edukojnë njerëzit në sunnet, që jetojnë në vendet e Muslimanëve, e ruajnë sigurinë dhe rehatinë e vendit në mënyrë që ta largojnë fitnen, vrasjen, dëbimin, shkeljen e nderit, këta dijetarët qenkan bërë servilë sipas tyre! Ndërsa ai që jeton në gjirin e Britanisë dhe Anglisë, dhe i jepet shtëpi botuese dhe i lejohet që të botojë, ai na është bërë thirrësi trim! Çfarë trimërie është kjo?!
Ju thoni që këto shtete Evropiane nuk lejojnë ringjalljen (e Islamit), atëherë përse këto shtete e lejojnë ringjalljen duke qenë ju atje? Sepse këto shtete e kanë kuptuar se këta nuk janë në metodologjinë e saktë dhe se të gjitha revistat e tyre, siç është revista “es-Sunneh” e cila është emëruar rrejshëm dhe padrejtësisht me fjalën sunnet. Ata (shtetet Evropiane) kuptuan se të gjithë këto revista janë vetëm për t’i goditur Selefijt, për t’i goditur dijetarët selefij, thirrësit për në selefizëm dhe nga ana tjetër, për t’i ndihmuar thirrësit Khauarixh, siç është Sejid Kutubi dhe të tjerët. Ne s’jemi budallenj!
Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në një hadith të vërtetë ka thënë:
“Do t’i lënë të lirë idhujtarët dhe do t’i vrasin Muslimanët.”
Përderisa ata jetojnë në gjirin e idhujtarëve dhe në gjirin e robërve të kryqit, dhe pas kësaj, këtu tek ne (ata) llogariten si heronj, kurse dijetarët që janë të kapur pas sunnetit dhe nuk duan që të jetohet në vendet e qafirave, madje japin fetva se nuk lejohet të shkohet në vendet e qafirave përveç se për ndonjë domosdoshmëri urgjente dhe nuk lejohet udhëtimi tek ata as edhe për turizëm – siç e thonë këtë Shejkhat tanë si Feuzani, Ibën Bazi dhe të tjerë –, këta na janë bërë njerëz që u bëjnë lajka të tjerëve. Ndërsa, ata që janë në gjirin e tyre (qafirave) dhe dërgojnë fetva të devijuara që lejojnë hedhjen e dinamitit në vendet e Muslimanëve për të vrarë policin, ushtarin. Këta (që i lejojnë këto vrasje) na janë bërë trima!
Ku po jetojmë ne?! A kemi mbetur pa Kuran dhe Sunnet që nuk kemi ku të kthehemi? Kështu, nuk dimë e as nuk dallojmë? A nuk e kemi mendjen në vend, e nuk bëjmë dot dallim?! Apo se ne jemi bërë kështu që na tërheqin?! Pse të na tërheqin?!
Sepse na kanë edukuar nën kthetrat e dijetarëve të hizbijes, të cilët i edukojnë të rinjtë (me parimin): “Mos kundërshto se të përzënë.” Ata që i edukojnë të rinjtë duke u bazuar në librat e Muhamed Kutubit, librat (Muhamed) Gazalit, Sejid Kutubit, (Muhamed) Surur Zejnul-‘Abidin, dhe duke u bazuar në kasetat e Sururijunëve dhe atyre që janë me Hamasin, e të tjerë. Ja kështu janë bërë të rinjtë, janë harmonizuar me këto ideologji.
Dikur, kur të rinjtë jetonin në gjirin e librave të Selefëve dhe jetonin duke e ngritur flamurin (e fjalës): “Cili është argumenti jot?” Ata (njerëzit e bidateve) nuk mundnin që t’u bënin gjë këtyre. Por, kur e thyen këtë flamur dhe mbaroi koha e tyre dhe erdhi koha që nuk pyetej më për argumentin, dhe tani është bërë që ai i cili pyet për argumentin, çështja e tij shqyrtohet sikur të ishte një kriminel që ka ardhur me diçka të çuditshme, të qortuar. E lusim Allahun e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar për shpëtim.
Kur të rinjtë filluan të jetojnë kështu të verbër, të shurdhër, memecë, nisën që t’i lavdërojnë ata që jetojnë në gjirin e Britanisë, Amerikës, Evropës dhe të japin fetva për vrasjen e forcave të sigurisë, ushtarëve, etj.
Pash një revistë që quhet “el-Murabitun” që i takon (sektit të quajtur) Xhemati i Xhihadit, që botohet në Egjipt. Lexova disa numra të kësaj reviste. Pasha Allahun, të ikën truri. Ngjarjen që ndodhin në Egjipt, siç është vrasja e policëve dhe ushtrisë, i paraqet sikur të jenë xhihad. Allahu na ruajtë. Kështu thuhej në revistë, si sqarim: “Muxhahidat kryen një sulm kundër një qendre policie dhe vranë gjashtëmbëdhjetë veta, në mesin e tyre ushtarë dhe oficerë dhe u kthyen në bazat e tyre shëndoshë e mirë.” “Militarët vranë një numër të madh (fjalë të paqarta) dhe u kthyen shëndoshë e mirë në bazat e tyre.” “Muxhahidat kryen sulm kundër patrullës së policisë duke i vrarë ata që ishin, i morën armët e tyre dhe u kthyen në bazat e tyre shëndoshë e mirë.” “Ata u nisën dhe vranë një apo dy policë dhe ushtarë, dhe u kthyen shëndoshë e mirë në bazat e tyre.”
Kështu e paraqesin situatën. Kthehuni revistës “el-Murabitun.” Tani, na është bërë që jep fetva dhe të gjitha librat e njerëzve të bidateve përhapen. Mbaroi çdo gjë. Tani, të rinjtë, kanë filluar të lexojnë çmos. Ngase kemi thirrësa të rinj që thonë: “Lexo çdo gjë, përveç librave të selefijve. Ruhu prej tyre!” SubhanAllah!
Këto libra, a nuk kanë gjëra të mira dhe të këqija! Lexo o vëlla! Përveç librat e selefijve, për to nuk ekziston (parimi) se ka gjëra të mira dhe të këqija. Ruhuni nga librat e Shejkh Rabijs, ruhuni nga librat e Shejkh filanit. Ruhuni nga kasetat e dijetarëve selefijin. Paralajmërojnë kundër kasetave të dijetarëve selefij, kurse për kasetat e njerëzve të epsheve (bidatçijve), thonë: dëgjoi. Sikur ne jemi pamend.
Them: ky është kriteri i bashkimit dhe ndarjes, derisa erdhi thirrja e Ikhuanul-Musliminëve në kohën tonë dhe ky dauet thirrte që t’i jepet fund çështjes së bashkimit dhe ndarjes që është transmetuar (në Kuran dhe Sunnet), siç ua bëra të qartë në argumentet që solla.
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعاً
“Dhe të gjithë kapuni për litarin e Allahut...” Ali-Imran, 103
Si dhe argumente tjera.
Dhe shpikën (parimin) për një bashkim kështu, pa ndarje, edhe në qoftë se ai (me të cilin bashkohen) është Sufij, Shija, Esharij. (Parimi është): “Të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin aty ku pajtohemi dhe ta arsyetojmë njëri-tjetrin aty ku kundërshtohemi.”
Pra, s’ka urrejtje e as dashuri (për hir të Allahut), nuk ka miqësim dhe armiqësim (për hir të Allahut). Madje edhe me Shijat, e ka përmendur këtë vet Umer et-Tilmisanij në librin e tij “Hasen el-Benna er-Rexhulu ue el-Fikrah,” se Hasan el-Benna kishte lidhje me Shijat, (fjalë të paqarta) porse disa njerëz na e kanë prishur neve këtë lidhje. Ky ishte kuptimi i fjalës së tij.
E shikon! Të gjithë njerëzit janë bashkuar me ata (Ikhuanët). Ku mbeti (hadithi):
عَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ الْمَهْدِيِّينَ عَضُّوا عَلَيْهَا بِالنَّوَاجِذِ وَإِيَّاكُمْ وَالأُمُورَ الْمُحْدَثَاتِ
“Kapuni pas sunnetit tim dhe sunnetit të udhëheqësve të drejtë e të udhëzuar që do vijnë pas meje. Kapuni pas sunnetit me dhëmballë dhe ruhuni nga gjërat e shpikura në fe.”
A janë pajtuar ata me Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – në këtë çështje? Jo.
Ku mbeti (Fjala e Allahut):
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعاً
“Dhe të gjithë kapuni për litarin e Allahut...” Ali-Imran, 103
Shiji, a kapet për litarin e Allahut? Eshariju, a kapet për litarin e Allahut që i atribuohet esharizmit? Muteziliu, a kapet për litarin e Allahut, i cili i atribuohet këtij sekti?
Ky është menhexhi i Ikhuanul-Musliminëve.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari