Autor: Shejkh Sulejman Rruhajlij
Ne jemi në mesin e dy fraksioneve. Njëri fraksion mendon se dijetari nuk gabon dhe se është obligim që ai të pasohet verbërisht në çdo gjë. Mirëpo kjo është një fjalë e kotë dhe e pavërtetë.
Kurse një fraksion tjetër mendon që dijetari nuk gabon, ama po gaboi, është detyrë rrëzimi i atij dijetari, ndonëse ai dijetar nuk ka bërë ndonjë gjë që të meritojë të rrëzohet.
Kjo është njësoj si ata që kanë devijuar në çështjen e Imanit. Një fraksion i tyre mendon se Imani është një, nuk ndahet në pjesë, nëse ikën një pjesë e tij, atëherë Imani ka ikur i tëri.
Kurse një fraksion tjetër mendon se Imani është një dhe nuk ndahet në pjesë, e nëse realizohet një pjesë e tij, atëherë Imani është realizuar i tëri.
Jo, nuk është ashtu! Dijetari mund të gabojë dhe mundet që dijetari tjetër të ketë gjëra që nuk i kanë arritur këtij dijetari, ose që nuk i kupton ky dijetar. Ka mundësi që këtij dijetari t’i mbërrijnë ato gjëra, ama ai nuk i kupton ato, prandaj thotë që s’ka argument, sepse ai nuk i kuptoi ato që tha ai dijetari tjetër. Kështu që, ky dijetar ka mirësinë e tij dhe ai dijetari tjetër ka mirësinë e tij, mirëpo haku meriton më së shumti që të pasohet. Ama ti do të japësh llogari përpara Allahut – ‘Azze ue Xhel-le – për hakun!
Kështu që, lutja për dijetarët dhe njohja e mirësisë e tyre është menhexh edukues, është menhexh i vjetër selefij. Andaj ne e kemi detyrë që të disiplinojmë vetet tona me këtë menhexh. Përveç atij që e ka nxjerrë vetë veten e tij nga mirësia, sepse ai i ka bërë dëm vetes së vet!
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj