Autor: Shejkh Ahmed Ibën Jahja en-Nexhmij
Pyetje: A na lejohet neve që të paralajmërojmë kundër atyre davetçijve që ulen me bidatçijtë apo kjo i takon vetëm dijetarëve të këtij vendi (Arabisë Saudite)?
Përgjigje: Të gjitha lavdet i takojnë Allahut. Lavdërimet e shumta dhe paqja e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut dhe mbi Sahabët e tij. Kush pretendon se është davetçi dhe është selefi, e megjithatë ai ulet me hizbitë, kjo vepra e tij tregon se sa i dobët është pasimi që i bën ai Selefizmit. Ai duhet të këshillohet, e nëse nuk i braktis ata, ai duhet të braktiset dhe të paralajmërohet kundër tij, si dhe duhet të konsiderohet njësoj si hizbitë e bidatçijtë.
Përktheu: Alban Malaj