Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

 

Pyetje: Po dëgjojmë nga dikush prej nxënësave të diturisë se ai thotë: “Merru me të metat e tua dhe mos u merr me të metat e njerëzve.” Qëllimi i tij me këtë fjalë është që të mos refuzohen bidatçijtë.

Përgjigje: Jo, jo. Kjo nuk është e saktë. Urdhërimi i të mirës, ndalimi i të keqes dhe refuzimi i kundërshtarëve, kjo është ibadet dhe xhihad në Rrugën e Allahut. Ai duhet t’i bëjë bashkë këto dy çështje: ai duhet të marrë veten e tij në llogari, e po ashtu duhet të bëjë detyrën e tij që të sqarojë hakun, të thërrasë njerëzit tek Allahut, si dhe detyra të tjera pos këtyre.

 

Përktheu: Alban Malaj